Thursday, 9 July 2026

Mpakja

I mbetur në një kërcell kujtimi,

Kur gjithshka e blertë,

    E tultë,

        Plot jetë

Eshtë tejrrudhur dhe tharë,

Dhe me zor kacavirret ditëve të ikura

Deri sa era të vijë e ta marrë,

Një rrjetë tejet e hollë si filigram,

Që dikur kapte gjithë ëndërrat fluturake

Për t’i bërë të vetat,

Një cergë e tillë mbetur kam,

Mes dëshirave të fikura

Dhe ndjenjave opake,

Casteve më të vagët që jep jeta

Pa etjen për lëngun e mbijetesës

Dhe me zë të mekur pëshpëris:

“Si kështu u mpake?”

No comments:

Post a Comment