Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, është një ish-kryeministër hollandez, që njihet si ‘kompromisaxhiu” i aftë për të qëndruar më gjatë në krye të qeverisë hollandeze se cilido hollandez tjetër.
Qysh dje është në qendër të vëmendjes të të gjitha mediave botërore, për shkak të takimit të krerëve të vendeve të NATO-s në Ankara. Dhe po deklaron që Aleanca është më e fortë se kurrë.
Mua, si shqiptar, por dhe si banor i një vendi tjetër, anëtar i Aleancës nuk më bëhet vonë për gjendjen e saj. Po të ishte dobësuar do e quaja më mirë, sepse do uleshin shpenzimet ushtarake kudo në botë. Si rrjedhojë edhe në Kanada dhe në Shqipëri, dy vende të cilat kanë rëndësi parësore për mua.
Por vëmendja në Ankara, edhe pse artificialisht e shtuar, vjen nga qëndrimi “i paparashikueshëm” i Trump ndaj NATO-s.m Në stilin e tij të sharlatanit, që “ç’thotë sot nuk e thotë nesër” “The Donald” ka hedhur shpesh akuza të pavërteta ndaj Aleancës, e ka akuzuar për mungesë besnikërie dhe e ka kërcënuar se do largohet. Eshtë natyra e tij prej “pazarxhiu” të paskrupullt për të bër presion, në mënyrë që të fitojë një marëveshje sa më të mirë për Amerikën.
Dhe në skenë ka disa vite që ka dalë Rutte, me përuljen e një lakeu të paskrupullt, që prej vitesh i “kreh bishtin” Presidentit amerikan dhe këmbëngul që vendet anëtare të shpenzojnë deri në 5% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto për mbrojtjen. Në pamje të parë, si një qëndrim zbutës, për presidentin tekanjoz, Rutte nuk është aq naiv dhe ‘i përgjëruar” për sigurinë ushtarake europiane.
Në Europë, sikundër dhe në Amerikë ekzistojnë prej më shumë se 100 vjetësh, qarqe të interesuara për buxhetet të mëdha ushtarake. Aizenaueri e ka quajtur “kompleksi militaro- industrial dhe ka paralajmëruar që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë për rrezikun e ndikimit të tyre të madh mbi qeverinë. Aizenaueri vetë kishte qënë gjeneral dhe republikan. Nuk ishte tipiku ekologjist apo majtist, që është hapur kundër luftës në Europë dhe në Amerikë.
Sigurisht, që Rutte nuk mund të bëjë deklarata të tilla. As nuk mund të përmendë që qarqe të tilla ekzistojnë në të dy anët e Atlantikut dhe që “pasurohen lehtësisht” nga paratë e taksapaguesve. Dhe ky “kompleks” tepër i rrezikshëm është i interesuar edhe për luftra, sepse vetëm ato mund të sjellin përdorimin e raketave, droneve, avionëve bombardues, në mënyrë që të zbrazen magazinat shtetërore dhe të prodhohen të tjera dhe të tjera.
Rutte edhe pa futur para drejtpërdrejt në xhepin e tij (që nuk është e pamundur) i shërben këtyre qarqeve me besnikëri edhe për të fituar ndikim personal, edhe për të ndihur financiarisht miqtë e tij, por edhe pse ka qënë njeri i përshtatshëm për ta, ndaj është miratuar të jetë Sekretar i Përgjithshëm.
Shqipërisë i duhet ekzistenca e NATO-s sa pa u zëvendësuar ende me një Aleancë ushtarake vetëm europiane apo që ka brenda dhe Kanadanë. Kësaj të fundit mund t’i interesojë më shumë një Aleancë Europiane, që të ndjehet e mbrojtur edhe nga amerikanët e tipit Trump. Por nuk duket se NATO-s i ka ardhur fundi edhe pse Trump vazhdon të luajë si “pehlivan”. Eshtë në interes të SHBA të ketë baza ushtarake në Europë, më shumë se sa është interesi i europianëve. Gjithashtu interesi i atyre që kanë korporata që prodhojnë paisje për Luftën. Përfshi këtu edhe shërbëtorët e bindiur si Rutte dhe të tjerë. Ekzagjerimi i rrezikut rus nga europianët është pikërisht për të mbajtur popujt të trembur fhe për të justifikuar rrritjen e buxheteve ushtarake.
Ka disa vjet që fryjnë erëra të këqija lufte. Dhe dihet se cilët përfitojnë prej tyre. Autokratët, ata që prodhojnë armë dhe trafikantët e armëve. Kategoritë më të këqija mes njerëzve. Dhe tani ata janë në ditët më të mira të tyre. Lufta në Ukrainë si dhe ajo në Iran e kanë kaluar sëbashku trilionin e harxhuar për armatime. Ndoshta janë pranë shifrës dy trilion. Për fat të keq të Njerëzimit, i ka mbetur një Diktatori si Xi, që të tundë flamurin e Paqes.
Sepse këta 32 krerë shtetesh që mblidhen sot në takimin e kryesuar nga Rutte dhe Erdogan, kanë për të tundur atë të rrezikut nga “armiqtë“ dhe të shtimit pafund të raketave dhe të dronëve.
Sigurisht për të na mbrojtur ne, delet e urta të vendeve kapitaliste.
No comments:
Post a Comment