Tuesday, 14 July 2026

Dita e "gjyqit te fundit"

 Ndoshta gjithshka ishte bërë rrëmbimthi

Për shkak edhe të stinës së nxehtë.

Mbi det një pulëbardhë fluturimthi,

Në buzë të tij.

Ajo që ngutej

Ndërsa ai hapat hidhte lehtë.

Kështu kishin dashur

Buzëdetit të kremtonin të lirisë humbje

Kërkënd nuk kishin përse ta ftonin,

Ishte e vendosur vetburgosje

Pranë vendit ku çiken kaltërsitë

Dhe horizontet të ftojnë të shkosh tutje.

Njolla e zezë e rrasos së priftit

Me dy kurorat në duar

Spikaste mbi ato ngjyra të çelura

Si një përfundimtare vulë

Qielli me detin një ishin

Si dy shtrojëza të holla mëndafshi

Që të ftojnë tek e fjetura.

Ndaj nxitimthi e vendosur

Ajo shkoi tej thellësive

Ai hapat e ngadaltë ndali

Nuk mund ta ndiqtë më çmendurive

U ul dhe kokën mes gjunjëve plandosur

Lotëtë rëërës së verdhë ja fali.


 

No comments:

Post a Comment