Nuk do shumë mend të dallosh falsitetin e një politikani dhe njeriu si Ed Rama, që shkruan një dokument-esse të titulluar “Besa” edhe pa lexuar asnjë gërmë të atij dokumenti. Rama ka qënë që në krye të herës “i pabesë“ edhe ndaj të afërmve të tij, sepse njihet kudo deklarata e tij në gjyqin e divorcit me të shkretën Makoçi, ku për të mos paguar detyrimet ndaj djalit të tij Greg, deklaronte se kishte mundësi që Makoçi të kishte shkuar me Kristaq Ramën dhe fëmija mund të ishte jo i biri , por i vëllai!
Por duke lënë mënjanë pabesinë e tij si njeri, duhet theksuar se e gjithë karriera e tij politke karakterizohet nga Pabesia. Kryesisht ndaj bashkëpunëtorëve të afërt, aleatëve dhe të njohurve.
E megjithatë do pranojmë se është një “kafshë politike” që ndjek parimet e Makiavelit të shkruara qartë tek libri i njohur “Princi”.
Sigurisht makiavelizmi në politikë është e kundërta e Besës, jo vetëm të së njohurës shqiptare, por edhe i çdo lloj parimi njerëzor të besnikërisë apo dashamirësisë. Tashmë në gjithë rrethet politike në vendet e zhvilluara, ata që kërkojnë “të mbajnë premtimet e dhëna në fushata”, quhen politikanë naivë dhe të dështuar. Dhe Rama e di mirë këtë, sepse ka gati 30 vjet në politikë dhe ka mësuar edhe ç’ndodh në botë.
Po pse e shkruan dhe trumbeton Edvini jonë dokumentin “Besa”?
Arsyet për mua janë disa:
“Besa” shqiptare është një lloj folklorizmi, që ende mund “të hajë bukë“ në kancelaritë europiane dhe ndoshta edhe matanë Atlantikut. Të huajt edhe kur nuk i besojnë shumë gjëra, kanë një prirje për të gjetur elementë ekzotikë tek shoqëritë e vogla dhe të prapambetura. Ende Brukseli dhe Uashingtoni nuk janë rrjeshtuar pro Flamingove, dhe “Besa” e Ramës mund të justifikohet prej tyre edhe si një hap për të tudur degën e ullirit ndaj popullit të pakënaqur shqiptar. Në fund të fundit për ta jemi ende një vend ku “popullsia indigjene’ mund të gënjehet me gjeste simbolike.
Arsyeja e dytë është mobilizimi dhe dhënia kurajë ndaj të tijve. Në filimet e protestës dukej se socialistët ishin të çorientuar dhe nuk dinin nga t’ja mbanin. Tashmë ata kanë një dokument të shkruar që ju jep shpresë dhe ju pasuron fjalorin mbrojtës të “kauzës së humbur” me shprehje origjinale dhe me më shumë se me “korba, sorra dhe gala”. Tani deputetët që do e studiojnë gjatë pushimve të tyre në vendpushimet e shtrenjta mund të shkruajnë “statuse pikante” në rrjetet sociale dhe të gjithë patronazhistët të bëjnë të lumtur rishpërndarje të tyre.
Arsyeja e tretë dhe më kryesorja është ndryshimi i narrativës. Edhe pse ai flet rreth gjendjes së sotme të shoqërisë shqiptare dhe protestave, shmangia nga studiot televizive, portalet e diskutimeve rreth gjendjes së Shqipërisë dhe protestave është në interes të Kryeministrit. Ai parapëlqen të flitet për dokumentin e tij (të rremë) dhe të stërhollohen debatet rreth asaj që ka shkruar. Gjithashtu është më e lehtë për analistëtë puthadorës të tij të mbrojnë një dokument dhe idetë e tij false se sa të mbrojnë gjendjen e shëndetsisë, arsimit apo korrupsionin e llahtarshëm. Ai shpreson që edhe të ndikojë tek shtypi i huaj, që mund të jetë disi dashamirës, për tu marrë me “kthesën” e Kryeministrit në çështjet mjedisore dhe në nevojën për dialog. Ndaj pasi shtrydhi mendjen rreth 40 ditë, “rilindasi” Rama erdhi në përfundimin gjenial se “muhabeti mund të marrë kthesë me “Besa” dhe njëkohësisht protestat mund të kufizohen me dhunë policore.
Nuk besoj se “BESA” ka ndikuar në Revolucionin Flamingo, edhe pse disa ditë u duk se u morrën me të. Dikush madje e grisi në mënyrë demonstrative. Por dokumenti i Kryeministrit duhet injoruar prej tyre dhe të gjithë shqiptarëve. Edhe diskutimi rreth tij. Nëse nga socialistët papagaj përdoret “fjala e premtuar” duhet të gjejë përgjigjen e menjëhershme, që vetëm për “fjalën e premtuar” nuk mund të diskutohet me një Kryeminstër Hajdut që drejton një Parti me një kupolë “hajdutësh.”
Me besën është spekuluar shumë gjatë historisë të shkurtër të shtetit shqiptar. Nuk di të them nëse Rama është politikani më i pabesë shqiptar.
Por si njeri jam i sigurt se ja kalon edhe Enver Hoxhës dhe Esat Toptanit si i pabesë.
No comments:
Post a Comment