Thursday, 2 July 2026

A do e braktisë “bota e nëndheshme” Ramën?


Një mik i imi, me “përvojën e rrugës” më të gjërë se e imja, para një muaji më tha: “Rama mund të rrëzohet vetëm nga krimi i organizuar”. Me këtë nënkuptonte, që vetëm kur trafikantët e drogës, të përfshirë në shumë afera ndërtuese dhe kontrabande, të pakënaqur nga “ngërçi” i projekteve dhe nga “zhurrma” në mediat e huaja, do vendosin t’i thonë “Ik se nuk i mbron dot më interesat tona!’ ai ka për të rënë nga froni i kryeministrit.

Në fillim e mora të ekzagjeruar deklaratën e mikut tim, ndonëse kam një ide se sa e fuqishme është “bota e nëndheshme shqiptare” në Shqipëri. Kur përmend “botë të nëndheshme shqiptare” nuk e kam vetëm për bandat në shqipëri, por kryesisht për “krimin e sofistifikuar” të trafikimit të kokainës dhe heroinës në Europë dhe kapot e grupeve shqiptare nëpër botë. Ka tashmë aludime të hapura se Rama ka lidhje me ndërmjetës të afërt me kapot e grupeve të krimit të organizuar. Diçka e ngjashme me Palermon e viteve ‘80 dhe ‘90, me ndryshimin që shumat financiare të pastruara në Shqipëri janë disa herë më të mëdha se sa ato në Palermon e asaj kohe. Ndoshta edhe pse Cosa Nostra e atyre dhjetvjeçarëve nuk ishte aq e përfshirë në trafiqet e drogës.

Mendoj se Rama është përfshirë në lidhjet gati të drejtpërdrejta me ‘mafian shqiptare” për shkak se është një politikan frikacak. Berisha dhe Nano kanë qënë shumë më të kujdeshëm se ai në përzjerje ë këtij karakteri apo në këtë masë. Unë nuk përjashtoj faktin se Berisha ka qënë në dijeni dhe ka favorizuar grupe të caktuar mafioze kosovaro-europiane, apo edhe thjesht shqiptare, por tek Rama përfshirja ka qënë e plotë dhe e thellë. Dhe ka funksionuar në dobi të tij dhe të krimit të organizuar. Rama ka fituar 4 herë me rradhë zgjedhjet e përgjithshme dhe 3 herë ato vendore dhe dukej se mund të ishte një Autokrat i ndihmuar nga krimi, që do mbetej gjatë në krye të vendit.

Por “makutëria” qoftë e Ramës dhe e “mafias” solli që zullumi të teprohej dhe edhe pse të huajt “mbyllën sytë“ për arsye të “gjeopolitikës” dhe të dy luftrave në Ukrainë dhe në Iran dhe e toleruan Ramën gjatë. Por shqiptarët nuk e toleruan më dhe kjo solli frenimin jo vetëm projektit të Zvërnecit dhe të disa të tjerëve në zonat e mbrojtura por edhe të shumë projekteve të tjerë, që sjell paralizimin e parave të grupeve banditeske shqiptare.

Nëse interesat e “mafias shqiptare” që ka investuar qindramiliona dollarë në këto projekte të garantuara nga kryeministri shqiptar janë prekur keqas, atëhere Edi Rama do jetë përballë një “ultimatumi” – “Bëj ato që na ke premtuar se kemi harxhuar qindra miliona euro, nga të cilat edhe shumë kanë shkuar në xhepin tënd, ose qërrohu!”

Edhe pse ky është një deduksion i imi, sepse askush nuk mund të provojë nëse një ultimatum është dhënë apo po jepet, apo do jepet në një të ardhme jo të largët, ka shum[ precedentë të tillë në botë. Nëse “shkon pas brumbullit do përfundosh në hale” dhe kjo formulë është e njohur në Itali, Kolumbi, Meksikë dhe në shumë vende të tjera ku personalitetet e e larta shtetërore implikohen keq me krimin ee organizuar dhe paret e ndyra të tij. Fundi i tyre ka qënë ose burg, ose arratisje nga vendi ose ekzekutim nga Mafia.

Mendjelehtësia e Ramës, e nisur me “projektin Tahiri” në vitin e parë të qeverisjes së tij, u përshkallëzua më keq pas dështimit të projektit të kanabizimit. “Paratë e kokainës” që shitet në Europë, të lara në Shqipëri, dëmtuan ekonominë e Shqipërisë dhe krijuan një gjendje varfërie të padurueshme.

Tashmë këmbanat po bien për të . Ndoshta miku im ka të drejtë që këmbana më e madhe është ajo që e ka litarin të zgjatur deri në botën e nëndheshme.


No comments:

Post a Comment