Opinioni im i sotëm është që njerëzit as duhen paragjykuar
dhe as duhen mbivlerësuar për virtytet apo veset e tyre. Ose më mirë të themi për
prirjet individuale, se nuk di nëse të shkuarit me shumë partnerë është apo jo
ves.
2% e popullsisë botërore jetojnë në poligami. Ky numur është
për ata , të cilët jetojnë zyrtarisht me disa partnere (kryesisht janë burrat që
jetojnë me disa gra) dhe nuk përfshihen ata, të cilët kryejnë marëdhënie jashtëmartesore.
Ndaj prirjet për të qënë zuzar dhe zuzarkë janë në një masë të madhe të
popullsisë dhe nuk mund të injorohen. Në
shumë vende të botës në zhvillim, burrat mburren se kanë edhe disa të dashura
veç gruas, kurse “mburrja” e një gruaje për disa partnerë ndodh vetëm në vendet
e zhvilluara.
Sigurisht që koncepti i “të nderçmëve” (meshkujt dhe femrat
që nuk tradhëtojnë partnerët) ka karakter historik dhe është vendosur nga fetë
monogamiste për të formuar shoqëri të forta të cilat mund t’ju rezistojnë
sulmeve nga shoqëri rivale. Tipik ka qënë rasti i qyteteve të zhvilluara të
Sodomës dhe Gomorrës, të cilët ranë për shkak të një liberalizmi të pakufi në
marëdhëniet seksuale dhe në festat orgji. Por kushtet në botën e sotme janë të
ndryshme ndaj edhe paragjykimi ndaj “të pandershmëve” ka ndryshuar. E megjithatë
ekzistojnë dy forca të kundërta për kufizimin dhe nxitjen e zuzarllëkut. E para
është ajo tradicionalja e feve, të cilat këmbëngulin që parimi biblik “mos
tradhëto në martesë“ të jetë i detyrueshëm për të gjithë dhe nga ana tjetër është
trysnia e tregut, që reklamon jetën e VIP-ave, industrinë e seksit dhe
pornografinë.
Ende nuk ka studime të plota shkencore se si veprojnë marëdhëniet
poligamiste në shëndetin fizik dhe mendor të atyre, që i kryejnë. Nuk ka të dhënë
as për jetëgjatësinë e zuzarëve dhe zuzarkave. Ndoshta në të ardhmen njerëzit
do jenë më të ndërgjegjgshëm të zgjedhin se cila është prirja e veçantë e tyre
dhe se sa e favorshme është për një jetë të shëndetshme.
Deri në atë kohë mbetet universal thënia e një burri nga
Gana, të cilin kur e pyesnin me qortim se përse kishte edhe një të dashur veç
gruas përgjigjej:
Because is good!
No comments:
Post a Comment