Duket si një pyetje idiote dhe se përgjigja e natyrshme është :”Sigurisht.” Por meqënëse kjo pyetje më përshkoi mendjen në një moshë të mbrame dhe nuk më kishte shkuar më parë ka deri diku të bëjë me falsifikimin, që i është bër një periudhe të rëndësishme të historisë së Shqipërisë. Ndoshta asnjëherë nuk kemi për të pasur një ide plotësisht të qartë se si ishte jeta në formacionet partizane. Pjesëmarrësit në atë luftë po shuhen dita ditës dhe kujtime serioze nga njerëz të asaj kohe nuk ka. Dokumentat gjithashtu janë zhdukur ose falsifikuar.
Pyetja ka të bëjë me vënien e një fytyre më njerëzore të një
përpjekjeje të organizuar burrash të rinj për të larguar nga vendi pushtuesit
dhe për të marrë pushtetin në dorë. Sigurisht që kishte edhe gra, por ato ishin
shumë më të pakëta në numur. Deri vonë, në vija të përgjithshme, lufta
partizane është përshkruar si një lëvizje të rinjsh patriotë dhe idealistë, që
ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën për lirinë e atdheut dhe që
karakterizoheshin nga një disiplinë e hekurt dhe parime morale të palëkundura.
Diçka jashtë përmasave të së mundshmes, sepse të thuash , që në një masë prej
20-30 mijë luftëtarësh ishin brymosur të tilla virtyte nuk e beson askush, që
ka njëfarë përvoje nga jeta.
Eshtë tashmë e provuar se në një lëvizje qoftë revolucionare
qoftë patriotike, motivet për të marrë pjesë në të janë nga më të ndryshmet, që
nisin nga dashuria për atdheun, xhelozia se vajzat më të bukura po shkojnë me
pushtuesin, vaniteti, oportunizmi, dëshira për të përmbysur gjendjen ekonomike
vetiake apo të familjes, se kështu bënë edhe shokët tënd etj., etj. Motivet
seksuale nuk janë për t’u injoruar në raste lëvizjesh të kësaj natyre. Në ditët
e Revolucionit të Tetorit kishte një liri seksuale të paparë deri në atë kohë.
Marëdhëniet kryheshin hapur trotuareve të Shën Petërburgut.
Nga formacionet ushtarake , që morrën pjesë në territoret e
Shqipërisë dihet se ushtria italiane e kishte zgjidhur deri diku plotësimin e
nevojave seksuale të ushtarëve duke ngritur shumë shtëpi publike me protistuta
të sjella nga Italia dhe vendase. Gjermanët gjithashtu bazoheshin mbi shtëpitë
publike në Shqipëri, por duhet thënë se në ushtrinë hitleriane kishte edhe shumë
marëdhënie homoseksuale. Ka qënë e dokumentuar se luftëtarët e Ballit Kombëtar
kanë bërë kryer përdhunime në zonat, që konsideroheshon se mbështetnin Frontin.
Mbetet kështu vetëm ushtria partizane e cila nuk kishte një
strategji të qartë për “shfryrjen” e instikteve të pjesëmarrësve në Luftë, kur
dihet se psikologjia e kufirit mes jetës dhe vdekjes e rrit së tepërmi libidon.
Edhe pse kishte vajza nbë rradhët e partizanëve, ato ishin shumë të pakëta dhe
disiplina i kufizonte në maksimum marëdhëniet e këtij lloji. Rasti i Ramize
Gjebresë dhe Zaho Kokës është një nga shembujt e dënimit maksimal, që jepej në
raste të tilla.
Llogjikisht e vetmja dalje ishte masturbimi. A kishin rol
komisarët dhe komandantët në edukimin seksual të të rinjve, që kishin
rekrutuar, kjo nuk haset në asnjë dëshmi të kohës. Ishte lënë që gjithkush të
gjente zgjidhjen e tij personale, mjaft që mos angazhohej në marëdhënie të
tilla me zor apo dëshirë me popullin, kjo i përket një studimi të thellë e të
gjithanshëm. Nuk di nëse do kemi rast se do mësojmë ndonjëherë nëse edhe
partizanët masturbonin sikundër luftëtarët e tjerë të Aleatëve, që vizitoheshin
herë herë nga yjet e Hollivudit.
No comments:
Post a Comment