Saturday, 4 March 2023

Muri i kristaltë

Mbi pragun

Që kapërceja dikur

Patën ngritur një mur,

Të tejpashëm mur,

Të kristaltë.

Ndërsa rrekesha të shkelja mbi pragun e dukshëm

Gjuri,

Më pas hunda

Ndeshnin ftohtësinë

E përplasjes tek qelqi që nuk kriset.

Me dëshpërimin mbështjellë qafës,

Sytë ngulur tek e pamundura,

Nuk shoh më as shkrepëtimën

Që si sinjal  diç’ do të më kujtojë

Ndërsa manteli i pafund i natës griset.

Nuk kam për të kërkuar të tjera pragje!

Botë të mbyllura ka pas tyre.

Qetësinë do shtroj e prehem.

Më mirë pranë qerthullës sime të thyer

Të rri e të arnoj të mijat vargje

No comments:

Post a Comment