Pushteti i të korruptuarve, që sundon Shqipërinë prej të paktën 20 vitesh, i ngjan një stoli të çuditshëm me tre këmbë jo të barabarta, por që gjithsesi e mbajnë më këmbë dhe të lidhur. Tre këmbët janë të njohura për të gjithë shqiptarët – i Gjati, i Egëri dhe i Shëmtuari dhe përkatësisht Rama, Berisha dhe Meta.
Këta tre personazhe janë të pranishëm në majat e pushtetit
dhe të opozitës prej vitit 1997, kur nisi të konsolidohet pushteti thellësisht I
korruptuar. Eshtë larguar vetëm këmba e katërt e stolit, që ishte Fatos Nano.
Të tre kanë pasuri të mëdha personale dhe familjare, lidhje
të forta me bizneset, kontroll mbi mediat dhe lidhje e me segmente të caktuara
të krimit të organizuar. Janë këto, që i mbajnë të patundur mbi partitë e tyre
dhe njëkohësisht të pandashëm nga jeta politike në Shqipëri me gjithë gjynahet
e mëdha që kanë.
Pikërisht për të nisur të çmontohej ky stol pushteti mafioz,
u përpoqën prej disa vitesh më parë amerikanët duke u përpjekur të ngrinin një system
Drejtësie të Pavarur, që të niste të godiste në fillim të korruptuarit e njohur
Berisha dhe Meta, të cilët kishin edhe pushtet mbi Juridikun. Rradha e Ramës do
vinte në një të ardhme pas rënies të dy të parëve. Por kjo nuk ndodhi ndaj dhe
amerikanët, të zhgënjyer nga zhvillimet politiko-juridike në Shqipëri u
detyruan të shpallnin “non grata” Berishën. Tashmë dukej se i Egëri dhe i Shëmtuari
ishin përfundimisht jashtë politikës shqiptare, por nuk ishte e thënë. Paratë,
kontrolli mbi partitë e tyre dhe lidhjet e nëndheshme ishin ato, që i mbajnë më
këmbë. Njëkohësisht edhe dëshira e pashprehur e Ramës për të patur këta partnerë-kundërshtarë
politikë.
Pa njohur thellësisht gjendjen politiko-mafioze në Shqipëri
edhe unë brohorita për të disatën herë fundin Berisha-Meta, si shënja e parë për
të ndryshuar klasa ekzistuese politike shqiptare. Burgosja e Metës dhe e Shkëlzen
Berishës dukeshin si shumë pranë në horizont, por e vërteta është e hidhur dhe
shumë larg asaj që mendoja unë dhe të tjerë.
Në Shqipëri ende nuk
ka prokurorë dhe gjykatës, të cilët të jenë në gjendje të prekin Metën dhe
Berishët.
Ky rreth vicioz shoqëri-politikë-juridik ka për të vazhduar
gjatë dhe nuk duket se ka energji të brendëshme për ta këputur. Të huajt janë
munduar më shumë se sa ju takon, sa nuk kanë munguar sulmet ndaj ambasadorëve
amerikanë edhe nga analistë të cilët nuk i përkasin asnjë krahu të politikës.
Pork a diçka, e cila e mban të gjallë shpresën edhe pse
shqiptarët pak besojnë në të ndaj dhe largohen vazhdimisht nga vendi. Në
Historinë e Njerëzimit në përgjithësi dhe në historinë e Shqipërisë në veçanti,
ndodhin ngjarje, të cilat përmbysin situata të pashpresa ose rrëzojnë udhëheqës,
të cilët duken si të paprekshëm.
Kurdoherë mund të ndodhë diçka e tillë dhe stoli trekëmbor të
marrë fund.
No comments:
Post a Comment