Të gjata,
Me pendë zbukuruar
Dhe kërthiza jashtë
Ato,
Mes turmës duke vallëzuar,
Unë,
Në tryezë mes të panjohurish
Duke fshehur të muskujve dridhje.
Sytë e tyre plot gëzim
Të mësuar për të mos u kryqëzuar me të tjerë
Ngulen mbi ballet e të pranishmëve,
Ndërsa një çifute plakë,
Me maskë mbi buzë,
Më pëshpërit fjalë pa lidhje.
Në ekstazën e rreme të sallës pa orë,
Shtyj thellë mendimet e trishta,
Duke stërzgjatur çastin.
Një njohës i të vërtetave,
Më bën me dorë,
Të shoh lakuriqësinë e valltareve
Dhe të bukurat hire
Mbuluar nga pendë të brishta.
Qesh me pamundësinë për të gënjyer veten
Në kët mbrëmje të gjatë
Nga e cila mund të dalësh kur ke Hiçin
Dhe Hiçin ke edhe nëse brenda rri.
Trompisti nuk kap dot një not të lartë,
Mbase i janë lodhur buzët,
Duke puthur lakuriqësinë e mollaqeve,
Në këtë rit karnavalesh,
Me vajza të reja kërthizëjashtë,
Që kërcejnë se është më mirë se të mbash zi.
No comments:
Post a Comment