Qeveritarët nuk kanë nevojë të kërkojnë ngritje të rrogave në
sektorin privat. Kanë në dorë ligje për të vendosur paga minimale, kanë në dorë
të ushtrojnë politika qeverisëse, të cilat favorizojnë ngritjen e rrogave dhe përmirësimin
e kushteve të punonjësve. Këtë ka mëse 100 vjet që e bëjnë qeveritë, të cilat i
përkasin krahut të majtë në vendet perëndimore. Porse Rama deri tani mburrej
para kryeministrave të huaj se në Shqipëri nuk kishte sindikata dhe për
rrjedhojë ishte një vend i mirë për të investuar. Mbi të gjitha me këtë
tregonte injorancën e tij ekonomiko-juridike, sepse investitorët në një vend
afrohen kur plotësohen dy kushte kryesore- Qeveri sa më pak e korruptuar dhe
Sistem juridik efikas. Këtë as mund t’ja u premtonte dhe as dëshëronte ta
realizonte.
Edi Ramës i mungojnë dy cilësi kryesore për të qënë një
kryeministër i mirë. I mungon kultura ekonomiko-juridike dhe gjithashtu i mungon
dhmbshuria dhe dashuria për njerëzit. Ai i përket një grupi njerëzish narcisistë,
që mendojnë e veprojnë me filozofinë se në këtë botë duhet të fitojnë pjesën e
luanit ata që janë më të zotë dhe të cilët djersijnë më shumë. Ndaj as do që të
jetë një politikan i së Majtës dhe as që dëshëron të ketë të Majtë në Shqipëri.
Dhe në të vërtetë Partia Socialiste nuk është një parti e majtë në kuptimin
klasik të kësaj fjale, por një konglomerat, që drejtohet nga një grup plaçkitësish
me Ramën në krye. Ndaj nuk duan të kenë sindikata dhe nuk ju bëhet vonë për
ata, të cilët djersijnë e megjithatë vuajnë.
Mungesa e të Majtës në spektrin politik shqiptar ka ndikuar
drejtpërsëdrejti në moskrijimin e një “stofi” të shoqërisë shqiptare, i ngjashëm
me ato të vendeve të tjera europiane. Edhe pse të pasurit e të pushtetshmit në
vendet perëndimore janë zëri më i fuqishëm, prapseprapë nuk kanë plotuqishmërinë,
që kanë në Shqipëri. Ndaj edhe rreziku që të kemi gjithnjë një qeverisje autarkike
mbetet i pranishëm. Ndoshta e vetmja anë pozitive, që kishte Fatos Nanoja kur
ishte në krye të vendit, ishte se kishte kuptuar domosdoshmërinë e
ristrukturimit të shoqërisë shqiptare pas periudhës së Diktaturës. Berisha dhe
Rama e minuan përfundimisht këtë.
Opozita ndaj qeverisjes nuk është thjesht opozita politike.
Ajo nis me të gjitha grupet e shoqërisë, që të solidarizuar përpiqen të mbrojnë
interesat e grupit, që si rrjedhojë ndihmojnë edhe funksionimin e një shoqërie
demokratike. Tek ne këto janë thuajse joekzistente. Prej 20 vitesh në Shqipëri
nuk ka asnjë grevë, veç gevave idiote të urisë. Nuk ka asnjë lëvizje
studentore, asnjë lëvizje proteste ambientaliste, asnjë protestë
etniko-kulturore. Më e madhja mbetet vetëm lëvizja për mbrojtjen e ndërtesës së
Teatrit Kombëtar.
Në përpjekjen për nënshtrim të plotë të njerëzve dhe në
apatinë e shtresave të popullsisë shqiptare qëndron i gjithë dështimi i shoqërisë
shqiptare dhe përpjekjet e njerëzve për të ikur. Propaganda e Ramës do
funksionojë edhe këtë rradhë, sepse nuk ka alternativeë tjetër të saktë
politike. Por nuk mund të zgjatë pafundësisht.
No comments:
Post a Comment