Pas sqarimit të situatës së turbullt për kandidatin për Kryebashkiak të Korçës, tashmë që PS-ja vendosi për Raqkën e Melkës, edhe Qendra e Kulturës Korçës korrigjon Himnin e fushatës. Kjo pas kritikave, se tekstet e paraqitura m[ parë nuk pasqyronin folklorin autokton të zonës, por ishin imitime të bejteve të grupeve të Bënçës dhe të Pilurit. Pra këngë me iso labe.
Mes këngës me motive serenate të paraqitur nga grupi i “4
Vaskave” dhe këngës me motive popullore të paraqitur nga grupi i Dovoranit,
Ministri i jonë i Mbrojtjes, që është edhe i deleguari i jashtëzakonshëm dhe
fuqiplotë i PS-së për Qarkun, vendosi për këtë të fundit. Argumenti i tij ishte
se kënga tip-serenate kishte shumë fjalë “raki” dhe “syçka” të cilat nuk përputhen
me figurën intelektuale të Sotiraq Filos.
Kënga e grupit të Dovoranit titullohet “Sotiraq Filo- ky
djalë trim” dhe më poshtë është teksti:
Ministri e Mbroj’ moj e Mbrojtjes
Na mori Pelesh’ o Peleshin
E qaj moj zem’, zemra ime
Kemi ne Raqin.
Lëng i rrjedh nga go’ o moj nga goja
Jargët kurrë s’i fshi’ o moj s’i fshin
E qaj moj zem’, zemra ime
Për këtë djalë trim.
Japim votat ton’ o moj tona,
T’marrim tender’ o moj tenderin
E qaj moj zem’ moj zemra ime
E dim kush e përpin.
Do na bëj stadiu’ o moj stadiumin
Pastaj dhe pishi’ o moj pishin.
E qaj moj zem’ moj zemra ime
Mortja që s’na fshin!
No comments:
Post a Comment