Zëra të pakonfirmuar nga burime të tjera të PS-së kanë nzjerrë lajmin se kandidati i Ramës për Bashkinë e Korçës do jetë ish-Kadastristi Artan Lame.
Nëse është e vërtetë, Edvini i jep një goditje Nicolo Di
Lanas dhe njëkohësisht edhe Erion Veliajt, i cili po përpiqej të sillte në krye
të Bashkisë kandidatin e tij Nertil Jole.
Lame, dikur nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, ka qënë
gjithnjë njeri i besuar i kryeministrit Rama dhe ka mbajtur vende kyçe, të
lidhura me pronësimet, shpronësimet, investimet dhe ndërtimet, të gjitha këto të
lidhura me miliona dhe miliona euro. Pra shoku Lame- shok me prova.
Po përse pikërisht Lame, që nuk ka asnjë lidhje me Korçën,
veç rindërtimit të Kullës së Sahatit?
Duket Rama nuk ka garanci të plota se Ligaveci Gollash është
i aftë për të siguruar një fitore të pastër, meqënëse edhe diferenca e votave në
zgjedhjet e vitit të kaluar ka qënë shumë e vogël në Korçë. Gjithashtu do t’i verë
frena Veliajt në ambiciet e tij për të marrë në kontroll partinë pas 3-4 vitesh
ndaj dhe ka lënë mënjanë kandidaturën Jole.
Një arsye tjetër mund të jetë ndërprerja e një dukurie 30
vjeçare për të pasur kryetarë bashkie Gjergji, Niko, Raqi, Berti dhe më pas
Raqi, Gjergji, Berti, Niko. Duket që pakënaqësitë e popullsisë muhamedane kanë
shkuar deri lart tek Rama dhe duke mos pasur dot një Lame nga Korça, vendos në
krye një Lame nga Kolonja.
Mund të ketë edhe arsye të tjera, më minore, si kërkesa që
politikani lokal i djathtë-i qëndrës- i majtë, Pandi Papando, i bëri dikur Ramës
në një miting elektoral që “mos e merrte edhe Filon në Tiranë“. Duket i bindur
nga kërkesa e inxhinierit të palëkundur politikisht, Rama e la Gollashin “ta bëjmë
turshi” në Korçë dhe po sjell një emisar nga Tirana për të bërë qytetin gjithnjë
e më të bukur, gjithnjë dhe më turistik , gjithnjë edhe më të jetueshëm.
Si do jetë Korça nën Lamen?
Po diku ku e Lamë dhe ku na mbeti…
No comments:
Post a Comment