Grimcat e borës që fluturojnë përreth
Dhe nuk dihen në vijnë qiellit
A pullazeve,
Nuk ndalin kërcejve mbetur pa gjeth,
As tokës,
Avllive
Dritareve.
Në një përdredhje marramendëse
Si ajo e mendimeve të mija,
Në faqen stërmadhe gri të qiellit
Lenë një të pakuptueshëm lëmsh,
Me gjithkahëse miliarda vija.
Ndalni një çast të bardha flokëza,
Që gëloni brenda të mijave tëmtha!
Cdo gjë është pafundësisht e madhe,
Po aq sa pafundësisht e vogël është.
Mes skajesh të tejlargët torturuar
E brishta mendje,
Hapërdarë,
Nuk mund të ketë përqëndrimin fatkeq,
Përqëndrimin që të shpie tek e vërteta,
Të cilën sa e duam aq dhe i trembemi,
C’kuptim ka jeta?!
Zhytem në të pakuptueshmin lëmsh
Sepse nuk dua të ndjek asnjë vijë.
Grimcat e borës gjithnjë do fluturojnë përreth,
Për të fshehur të vërtetën lemeritëse
Që gjithnjë si kërcënim,
Mes nesh do rrijë.
No comments:
Post a Comment