Ai ma tregoi vetë. Dhe nuk ishte një truk telefonik. Ishte një bisedë në video, nga këto që çmallemi me të afërt dhe të largët. E dija që mendonte të kandidonte për Kryetar Bashkie nën siglën e një partie apo dhe si i pavarur, por nuk isha i sigurt nëse i kishte qëndruar ende kësaj ideje, pas gjithë zhvillimeve të fundit politike. Po e përcjell gjithshka që më tha gjatë bisedës prej 24 minutash dhe 13 sekondash:
“Ti ndoshta nuk do më
besosh, por duhet ta dish që jo vetëm do konkuroj për kryetar bashkie, por edhe
do fitoj! Mbrëmë mu shfaq në ëndërr Themistokli Gërmenji dhe bëra një bisedë
shumë të gjatë për Korçën dhe të ardhmen e saj. Të gjitha, që më tha do i hedh
në programin tim elektoral, që padiskutim do jetë më i miri. Eshtë endërra e
patriotëve korçarë, njëri prej të cilëve mu faneps në ëndërr.
Themistokliu më tha –
E di që ti vdes për Korçën ashtu si vdiqa unë dhe kjo të ndan nga të gjithë
kandidatët e tjerë. Ata duan të jetojnë në Korçë, por jo të vdesin për të…Jam
gati të jap jetën Themistokli – i thashë- po më thuaj ç’duhet të bëj.
-Ti duhet të kërkosh,
që Korça të ketë një status të veçantë, me të drejtën e një vetëshkëputjeje nga
të tjerët, nëse punët nuk do shkojnë mbroth. Sepse Korça është i vetmi qytet ku
nuk ka korrupsion. Eshtë Suedhia e Ballkanit.
-Mos doje të thoje
Zvicra Themistokli?- u nxitova unë.
-Jo jo, Korça është
skandinave dhe si qytet afron me Goteborgun.Nuk jemi aq biondë sa suedhezët,
por në këtë kohën tuaj nuk është e zorçme të kthehen të tërë biondë. Ja si ay i
Big Brother.
Me sqedhion suedeze të
bënet një qytet ku kapitalistët, proletarët dhe filantropët të jetojnë në
harmoni me njëri tjatrin. Kapitalistët të nxjerrin ndonjë grosh nga proletarët
dhe t’ja u japnë filantropëve, që t’ja u ngëthejnë proletarëve. Dhe të rrojnë të
tërë të gëzuar.
-Po ndonjë gjë të veçantë,
ç’farë të bëj për Korçën Themistokli?- e pyeta unë
-Të bëç një urë të
madhe për të shkuar njerëzit më këmbë, po jo si ajo rruga para shtëpisë sime, që
është mbushur me kafene. Kjo të jetë urë e madhe për sullacë, që vëndalinjtë
dhe të huajt të shikojnë nga lart edhe Gjolin e Maliqit. Nga një mal në malin
tjetër.
-Po Gjolin e Maliqit e
kanë tharrë. Eshtë fushë tani.
-C’është tharrë do të
mbushet prapë se ujët do shkojë përsënjëzaj atje ku ka qënë, se kështu e ka
kurdisur Perëndia! Ja këto të bëç!...”
Këtu u ndërpre lidhja sepse unë nuk kisha më wi-fi dhe nuk mësova
se ç’porosi të tjera kishte dhënë Themistokliu. Le të shpresojmë që është një ëndërr
që del.
No comments:
Post a Comment