Friday, 3 March 2023

Përplasja e trenave dhe vrasësi Hutra

Duken si ngjarje pa lidhje aksidenti i rëndë hekurudhor në Greqi me vrasjen e 3 grave në Tiranë, por kanë një të përbashkët të hidhur në rrënjët e tyre.

Administratat tejet të korruptuara të vendeve ballkanike.

Ngjarje plotësisht të evitueshme nëse institucionet funksionojnë në bazë të rregullave dhe ligjeve, mbi të cilat janë krijuar. Në këto dy raste të tmerrshme dhe flagrante nuk mund të thuhet më :"Ndodhin edhe në vende më të përparuara se Greqia dhe Shqipëria!"

Jo nuk ndodhin! 

Ndodhin vetëm në vendet ku shoqëritë e korruptuara ende nuk kanë kuptuar se ju duhen administrata dhe gjyqe , që të funksionojnë normalisht. Eshtë e pabesueshme, që në shekullin XXI, në linjën kryesore të sistemit hekurudhor në Greqi, dy trena të udhëtojnë përballë njëri tjetrit në një binar dhe mos ketë asnjë shenjë në sistemet kompjuterike të alarmit. Në një kohëqë korporatat, që shesin, dinë në çdo sekondë se ç'interesa ka për të blerë çdo individ në botë, që ka një kompjuter.

Grekët nuk kanë vënë mend nga situata ku e futën shoqërinë e tyre me rritjen e marrë të borxhit publik, që solli një katastrofë ekonomike dhe mijëravetvrasje. Vazhdojnë të drejtojnë shtetin dhe administratën me të njëjtën mendësi bizantino-anadollake, si kanë bërë në dy shekujt e ekzistencës si shtet.

Tek ne problemet janë më të mëdha, sepse korrupsioni është më i madh dhe tradita qeverisëse më e dobët. Askush nuk mendon më se ç'mund t'ju sjellë njerëzve veprimi i tij administrativ i papërgjegjshëm, për sa kohë që sigurohet një jetesë e mirë në sajë të rryshfeteve që merr. Vetëm në disa ditë një aksident absurd me një shofer, që nuk duhet të kishte patentë për drejtimin e autobuzit dhe lënia e lirë e një vrasësi, i cili vrau sërish.

Jeta për politikanët e korruptuar vazhdon edhe pse jetët e shumë familjeve janë shkatërruar,Mjaft të shpallet një ose disa ditë zie, të burgoset dikush, që nuk është fajtori i vërtetë dhe Festa e Makutërisë Ballkanike të vazhdojë.


No comments:

Post a Comment