Posa përfundoi në Korçë veprimtaria muzikore ndërkombëtare muzikore ose e quajtur ndryshe MIK –Festival e organizuar nga Bashkia e Korçës dhe sopranoja Inva Mula , që është edhe drejtoresha e veprimtarisë. Edhe pse jo i përvitshëm, festivali është për të përshëndetur se sjell në qytet muzikë klasike(dhe jo vetëm atë), për të cilën Korça ka qënë e dëshëruar qysh në vitet ’20 të shekullit të kaluar. Ishin korçarët Kristaq Antoniu, Tefta Tashko, Kristo Kono, Jorgjia Truja, që bënë të mundur të jepeshin koncerte të njëjta me ato të qyteteve europiane perëndimore të asaj kohe.
Edhe pse Inva nuk është nga Korça, ka gjetur një atmosferë
mikpritjeje për këtë lloj muzike, si dhe dashamirësi nga pushtetarët vendorë, për
të financuar koncertet disa ditore në qytet. Eshtë një traditë shekullore në
Korçë që muzika klasike të studiohet, të ekzkutohet me orkestrina të vogla si
muzikë dhome dhe të përcillet edhe me zëra këngëtarësh klasikë, për të cilët
Korça është shquar mbi të gjitha zonat e tjera të Shqipërisë. Lista e tenorëve,
sopranove, baritonëve dhe mexosopranove korçarë është shumë e gjatë.
Veprimtari të kësaj natyre ka në gjithë botën. Edhe pse ndërkombëtare,
peshën e koncerteve e mbajnë kryesisht artistët që vijnë nga ajo zonë nëse
jetojnë apo jo atje. Cuditërisht këtë rradhë (dhe ndoshta edhe më parë)mes
emrave të artistëve nuk arrita të dalloj asnjë korçar dhe më duhet të them që është
për të ardhur keq, që shumë prej tyre shkëlqejnë sot në botë dhe nuk ftohen të
interpretojnë në qytetin e tyre. Po nis nga violonçelisti Edison Pashko i Orkestrës
Filarmonike të Vienës dhe po vazhdoj me violinistin Kristi Gjezi në Francë, pianisten
Eglantina Grapshi në Francë, violonçelistin Edevaldo Mulla në SHBA, violinistin
Gjergji Ziçishti në Greqi, pianisten Ida Tili në SHBA, violinistin Aurel Qirjo
në Londër, violinistin Marenglen Koçibelli në Gjermani, mexosopranon Viku
Kamenica në Tiranë dhe shumë të tjerë artistë korçarë të sukseshëm në shtetet
ku jetojnë dhe që unë nuk i njoh.
Vërtet veprimtaria mund të jetë ideuar nga Inva dhe
organizohet nga ajo, por nuk është i natyrës së koncerteve “Inva dhe miqtë“, që
të jetë vetëm me të ftuar të saj.
Dyshimi rreth veprimtarisë më lindi në prillin e këtij viti,
kur në kulmin e fushatës zgjedhore, Inva bëri një video në mbështetje të hapur
të Niko Peleshit, ku përmendte edhe MIK-un, video që u shpërnda në të gjitha
mediat proqeverisë. Deklarata të tilla mbështetëse të artistëve të njohur
shihen me dyshim në të gjithë botën, por e vërteta është se ndodhin edhe gjetkë.
Puna është mos jenë të natyrës “quid pro
quo”, që mund të përkthehet “më jep pak ujë nga bucela të të mbështes në
fushatë“.
“Po normal” mund të hidhet një artdashës apo Peleshdashës.
Jo nuk është normale edhe kur bëhet fjalë për veprimtari
artistike të një niveli të lartë, sepse është korrupsion i pastër, sidomos kur
dihet që veprimtaria nga Inva nuk bëhet për bamirësi, por për një “goxha llokmë“,
e cila del nga xhepat e taksapaguesve korçarë.
Të paktën në mbyllje të veprimtarisë sopranoja jonë e shquar
të këndonte një arie nga opera e Moxartit “Cosi fan tutte”.
Fondet i jep Raqka, kete vit plot 25 meleon. Simvjet ishte ne MIK, Joni Peçi, mbase e kemi fis te Peçi Bajamkes
ReplyDelete