Nuk kam pasur ndonjë arsye të kisha antipati për Genc Pollon. Në të kundërt, edhe pse nuk e njihja, kisha një simpati “a priori” se im atë kishte qënë shumë shok me Stefanaq Pollon në Lice dhe në vitet e para të pasluftës, miqësi të cilën e vlerësoi gjithë jetën e tij. Në postimet e blog-ut tim Pollo nuk përmendet thuajse kurrë, ose tepër kalimthi.
Simpatia për të mu zhbë në vitin 1997, kur ai ishte në krye
të “qëndrestarëve” që mbështetën Saliun në PD, pasi ai jo vetëm kishte
likuiduar plot figura të mëparshme, por bëri edhe gjëmën e madhe ndaj vendit
dhe PD-së. Edhe pse vlerësohej nga Doris Pack dhe të huaj të tjerë, për mua
Pollo u bë sinonimi i karrieristit të duruar, që mund të gëlltisë gjithshka vetëm
për tu ngritur në krye të vendit. Edhe ndarjen me Saliun më 1999 pas përpjekjeve
për të marrë kreun e PD-së e pashë me dyshim, se nuk kisha më besim në idealet
dhe karakterin e tij.
Më pas ai mbeti një figureë e dorës së dytë e krahut të
djathtë të politikës shqiptare, i kënaqur me përfitimet që i sillte posti i ministrit
të arsimit dhe kontrolli që I kishin lënë në zonën e Korçës. Kishte afruar në
partinë e tij disa figura të dyshimta si ish-kryetarin e bashkisë Gjergji
Gjinko dhe një ish-Aleancist Demokratik si Andrea Mano, të cilin e pat vendosur
në krye të Drejtorisë të Arsimit. Duhet nënvizuar se Drejtoritë e Arsimit në
rrethe kanë prej vitit 1997 që funksionojnë si qendra ku paguhen para për të zënë
një vend pune si mësues dhe “milen” para nga tenderat e ndërtimeve të
shkollave, rikonstruksioneve, druve të zjarrit etj. Polloja u përfol për
marrjen e “taksave” nga Drejtorët e Drejtorive të Arsimit që kishte emëruar.
Skandali i korruptimit të tij u shtua kur u përfol se kishte
humbur sasira të mëdha kursimesh të vendosura në bankat e Qipros, kur ndodhi
katastrofa financiare e Qipros dhe depozitave bankare. Sigurisht duke pasur
domen vetëm Ministrinë e Arsimit dhe ndonjë investim tjetër të hershëm, Polloja
nuk ishte në nivelin e “grabitësve” të tjerë të krahut të djathtë si fëmijët e
Berishës, Ridvan Bodeja e të tjerë. Por kontrolli mbi PD-në e Korçës i pat
mbetur edhe pas rënies të Berishës më 2013. Sipas Mero Bazes, që është njohës i
mirë i figurave rrreth Berishës se ka qënë deri në vitin 2006 shumë pranë tij,
Polloja ka urdhëruar dorëheqjen e Manos dhe anëtarëve të tjerë të kryesisë së
PD-së në Korçë për të tronditur më thellë pozitat e Bashës.
Eshtë një spjegim shumë I llogjikshëm, që 13 anonimë partiakë
të ngrihen në grup kundër liderit.
A i shërben PD-së dhe shoqërisë shqiptare kjo lëvizje eunukësh
“kundër klientelizmit”?
Kuqalashi “blu” në shumë pikpamje nuk është më i mirë se Basha,
por është më i zoti dhe me lidhje më të mira në BE. E megjithatë shanset e tij
për të rrëzuar Bashën për mendimin tim janë shumë të vogla, sepse forca e
Berishës plak dhe Berishëve të tjerë brenda PD-së është shumë e madhe. Edhe për
kryesinë e PD-së në Korçë ata do gjejnë shumë shpejt eunukë të tjerë.
Por Polloja e di që pa u përpjekur nuk mund të bëhet gjë
ndaj e bëri edhe këtë provë.
No comments:
Post a Comment