Avokati im në Gjermani, ka shumë besim në informacionin që del nga grupet masone, sepse i konsideron të fuqishëm, me lidhje të forta dhe me parime të qëndrueshme. Bënte përjashtim Llozha P2 e Liçio Xhelit në vitet ’80 në Itali, por pyll pa derra nuk ka dhe derri-mason Xheli dhe pasuesit e tij e gjetën vendin.
Unë duke qënë i sektorit të ndërtimit kam akoma më shumë
admirim për burrat me mësalla, mistri dhe kompas, sepse është dëshim e qartë se
ndryshimin në botën moderne e kanë sjellë ndërtuesit dhe mes tyre edhe arkitektët
kanë luajtur një rol jo të vogël.
Por (gjithnjë del një “por” që prish punë) edhe në rrethet e
masonëve qëllimisht apo jo, mendjet e çoroditura ose shumë të sofistikuara
prodhojnë gënjeshtra të trasha, për kohë shumë të afërta, të cilat i kemi
jetuar dhe që i besojnë admiruesit si unë, avokati im dhe të tjerë. Veç kujtesa
e një mikut tim skeptik më shpëtoi nga gëlltitja e një gënjeshtre shumë të
trashë të botuar në faqen e FB të një masoni të nderuar. Po i ve më poshtë pjesë
të tekstit origjinal dhe vërejtjet e mikut tim skeptik (me bold), që ka kohë
plot për të verifikuar ngjarjet.
“Kur Bush Jr. hyri në Shtëpinë e
Bardhë, ai nuk kishte dalë ndonjëherë nga Teksasi dhe nuk dinte shumë për
botën. Ai mbushi kabinetin e tij me zyrtarë të administratës së të atit.
Problemi ishte se Bush Sr. kishte pasur gjithë atë përvojë dhe këta zyrtarë
ishin në disiplinën e Presidentit, por mungesa e përvojës së Bush jr. i dha atyre
mundësinë të veprojnë sikur Presidencën e kishin fituar ata dhe jo Bush jr. Më
të dëmshmit ishin Dick Cheney dhe Rumsfeld.
Atëkohë në Afghanistan ishin në fuqi
Talibanët. Në luftën kundër BRSS, që kishte pushtuar Afganistanin, ishin
aleatët e USA.
Talibanët zhdukën totalisht prodhimin
e Heroinës dhe opiumit në Afghanistan dhe për këtë Presidenti Bush Jr. i dha si
shpërblim $30 milion USD.
Pak javë më pas Administrata e tij i
propozon qeverisë afgane që të lejonte USA të ndërtonte një tubacion gazsjellësi
nëpër Afghanistan sepse ishte rruga më e shkurtër dhe se ulte koston. Qeveria
Afgane do të kishte përfitimet e saj. Ky propozim nuk u pranua nga qeveria
afgane.
Cheney bën një bisedë telefonike me
Mullah Omarin, atë kohë kryeatri i Afganistanit. I jep dy alternativa:
- Karpet floriri në se e lejonte
propozimin amerikan;
- Karpet bombash në se nuk e lejonte;
Mullah Omari nuk u tremb dhe nuk
pranoi.”
Talibanët nuk kanë qënë ndonjëherë
aleatë të SHBA kundër BS, sepse u formuan në vitin 1994.
Që kur morën kontrollin e
Afganistanit në vitin 1996 qeveria e tyre ishte
njohur vetëm nga Pakistani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara.
Nuk ka asnjë gazsjellës që i intereson
Amerikës dhe që duhet të kalonte nëpërmjet Afganistanit.
Taliban i kishte dhënë strehim Bin
Ladenit, i cili i shpalli luftë Amerikës nga Afganistani më 1996
“Më 11 shtator të atij viti ndodhi
sulmi terrorist në truallin Amerikan. Ishte shokuese! Për më tepër e papritur.
U vranë mbi 3,000 njerëz të pafajshëm. Akt i tmerrshëm terrorist.
Gjithkush priti që USA të reagonte
fuqishëm dhe me të drejtë.
Pa prova bindëse, grupi i errët
Cheney-Rumsfeld-Wolfowitz akuzuan Bin Ladenin, ashtu, si pak më vonë, edhe
Sadam Husenin, të dy aleatë të dikurshëm të USA.
Afganistanit ju kërkuar që Bin Ladeni
ti dorëzohej USA.
Mullah Omari e kuptoi rrezikun dhe
mblodhi 100 shkollarët më të pregatitur islamikë të Afganistanit dhe i kërkoi
mendim. Ata pasi e studiuan çështjen sugjeruan:
Bin Ladeni ishte hero i lirisë së
Afganistanit dhe se ata kishin detyrime morale ndaj tij, por njëkohësisht ai
nuk mund të abuzonte me mirënjohejn e Afganistanit dhe të shfrytëzonte
Afganistanin për agression ndaj USA. Sugjerimi i tyre ishte:
USA duhej të paraqiste prova se Bin
Ladeni ishte organizatori i sulmeve të 11 shtatorit dhe sapo këto prova të
paraqiteshin Afganistani do ta dorëzonte Bin Ladenin në Gjykatën e Hagës.”
Bin Laden ka pohuar vetë se 11
shtatori ishte ideuar nga Al Qaeda dhe realizuar prej saj.
Talibanët jo vetëm nuk e njihnin
Gjyqin e Hagës, por kusht pas paraqitjes së provave, kishin vënë që gjyqi i Osamas
të bëhej në Afganistan nga sistemi i tyre gjyqësor.
Përpjekjet për të konsideruar shtetin
në kontrollin e Talibanit si shtet të ligjshëm është përpjekje për të nxitur
fondamentalizmin islamik. Pas sulmit të 11 shtatorit edhe Arabia Saudite dhe
Emiratet e Bashkuar ndërprenë marëdhëniet diplomatike me qeverinë e Talibanit.
Nuk
ka nevojë as të bësh përfundimet e këtij shënimi, sepse duket qartë se mendje të
çoroditura nga dëshira fashisto-islamike duan që gradualisht të paraqesin të
zezën si një gri të errët e më pas duke lehtësuar nuancat ta kthejnë në të
bardhë. Për fat të keq, ka shumë idiotë (si puna ime) që i duartrokasin dhe ju
thonë: “Shumë e saktë!”
No comments:
Post a Comment