Deklarata e ambasadores amerikane është më se e hapur dhe brutale. Lexohet: “Berisha të paktën që duhet të bëjë është të dorëhiqet nga roli si deputet, ashtu si bëri Tom Doshi”.
Nuk kam ndërmend të krahasoj se cili është më i mirë apo më i
keq Toma apa Sala, se nuk asnjë rëndësi tashmë. Duhet vetëm të nënvizoj se Saliu i ka sjellë shumë të këqia Shqipërisë
dhe është përgjegjës për shumë shqiptarë të vrarë.
Por sikundër e thekson Kim, problem është PD-ja dhe jo
Berisha, i cili është tashmë “një kufomë politike e pakallur”.
Por edhe PD-ja ja dha përgjigjen ambasadores amerikane në
Kuvendin e saj, ku militantët klithnin “O Sali o hero, Shqipëria ty të do!”
Dhe kanë të drejtë se edhe nëse nuk janë e gjithë Shqipëria,
anëtarët e PD-së, të cilët nuk u larguan prej saj më 1997, ose u bënë pjesë e
saj pas atij viti janë të gjithë të dashuruar me Berishën. Ata që kanë ndenjur
në një parti me një kriminel për vite të tëra nuk mund të justifikohen p[r t[
as me antikomunizmin, as me korrupsionin e Nanos dhe as me poshtërsitë dhe
autoritarizmin e Edi Ramës.
Sali Berisha ishte tumori malinj I këtij vendi më 1997, e dëshmoi
se mund t’I vinte zjarrin vendit sërish më 1998 dhe më pas edhe pse më i makijuar
vazhdoi të vrasë shqiptarët.
Ata që qëndruan krah tij dhe e justifikuan për 97-tën, 98-ën,
Gërdecin, 11 janarin duhet ta mbrojnë deri në fund edhe tani që Amerika po e
zhduk nga skena politike shqiptare. Janë të gjithë kush më pak e kush më shumë
të prekur nga metastazat e tumorit malinj të quajtur Sali Berisha. Eshtë PD-ja
ajo që duhet të rikrijohet nga fillimi se në të kundërt do mbetet e ngjashme me
PS-në, e cila mbeti e njëjta kopje e Partisë së Punës së Komandantit Legjendar.
No comments:
Post a Comment