Fundi i korrikut i koklaviti shumë proceset politike në Shqipëri, sidomos ato të krahut të Djathtë. Sot Kim (pa ve – nuk i shpëtoj dot këtij asociacioni sa herë dëgjoj të përmendet ambasadorja) i ka dhënë ultimatum Berishës ‘që t’i shesë parimet (Berishën) dhe jo të hajë bar”, një parrullë që i referohet të lavdishmes të fillimit të viteve ’60 “ne dhe bar hamë dhe parimet nuk i shesim”.
Berisha ka reaguar menjëherë duke e cilësuar Kimin “komuniste”
dhe “albanofobe”, kurse Basha sikundër bën gjithnjë ka heshtur.
Amerika, si ka deklaruar edhe vetë Departamenti i Shtetit
shikon në rradhë të parë interesat e Sigurisë Kombëtare dhe nuk i bëhet shumë
vonë nëse Basha dhe gjithë gomerët e tjerë të PD-së do vazhdojnë të hanë bar
dhe Berishën mos e shesin. Diçka më e thellë, më kompllotiste dhe që nuk thuhet
është në rrënjët e kësaj lëvizjeje të fundit dhe që flitet se ka të bëjë me dorëheqjen
e Andrea Manos dhe kryesisës së PD-së në Korçë. Ngjarja ka krijuar shqetësime të
mëdha matanë Atlantikut dhe sidomos në 4 qëndra të populluar nga korçarët dhe që
janë Boston, Detroit, Cikago dhe Uster (Worcester). Katër kryetarët e bashkive
të këtyre qyteteve, të gjithë demokratë, i kanë dërguar një e-mail të përbashkët
ambasadores ku përcjellin shqetësimin e tyre. Sipas informacioneve të
pakonfirmuara, por të dalë nga brenda ambasadës, ata mendojnë se ngjarja e Korçës
do ndikojë në zgjedhësit korçarë në SHBA për zgjedhjet e ndërmjetme të vitit
2022 për Kongresin dhe Senatin dhe ka shumë mundësi që të gjithë të votojnë në
bllok për Partinë Republikane. Kjo do sjellë kontrollin e Kongresit dhe Senatit
nga Partia Republikane dhe detyrimisht rikthimin e parakohshëm të Trump në
Presidencë!
Shih se ç’pasoja
katastrofike për botën mund të sjellë dorëheqja e PD-istave dinjitozë korçarë!
Ndërhyrja e Kim ka qënë e menjëhershme dhe deçizive. Pritet
që Basha të zbresë në Korçë dhe të gjejë gjuhën e komromisit me demokratët korçarë,
të cilët i shqetëson klientelizmi i tij. Pritet gjithashtu që të gjithë aktorët
kryesorë, përfshi edhe 13 anëtarët e kryesisë të Korçës të anullojnë prenotimet
për pushimet e muajit gusht në Antalia, Himarë, Kalkidhiqi, Vlorë dhe Llixhat e
Elbasanit.
No comments:
Post a Comment