Saturday, 6 January 2018

Luçiana (kap. 16 i "klecka 22)

(vijim)


Gjellët ishin speciale dhe të shtrenjta dhe salla dyndej nga valë pasunarësh të gëzuar, topolakë dhe tullacë.
Josariani u kënaq nga zelli i shfrenuar i Luçianas për të përlarë pjatat një nga një me të dyja duart duke e injoruar atë vetë. Hëngri si një ripërtypës deri sa pastroi edhe pjatën e fundit, e lëshoi porcelanin me një ndienjë të kënaqësisë të dhënies fund së gostisë dhe u mbështet në karrige me një pamje të tejngopur dhe të mbylljes së lumtur të grykësisë. Buzëqeshi plot kënaqësi dhe i dha një vështrim të përdëlluar.
“Ok Xho”- tha n dërsa sytë i morrën një lëngëzim mirënjohës”Tani mund të të le të flesh me mua”.
“E kam emrin Josarian”
“Ok Josarian” u përgjigj ajo me një të qeshur të butë pendimi;” Tani mund të të le të flesh me mua”.
Kush ta kërkoi?”
Luçiana mbeti. “Nuk do të flesh me mua?”
Josariani tundi kokën me rrëmbim, qeshi dhe i futi dorën poshtë fustanit. Vajza mezi e përmblodhi veten e tmerruar. I largoi këmbët menjëherë larg tij dhe i ktheu prapapnicën. E skuqur dhe e turpëruar ajo uli kindat ndërsa sy zhbirues edhe të paturpshëm e ndiqnin.
“Tani, unë vërtet do të le të flesh me mua” tha ajo me kujdes dhe me një lloj shfajësimi “Por jo tani”.
“E di. Kur të vemë në dhomën time.”
Ajo tundi kokën në shenjë mohuese, e pa me mosbesim dhe shtrëngoi gjunjët fort.
“Jo, tani unë do shkoj në mami, se mami nuk do të shkoj të kërcej me ushtarakë dhe të më ftojnë për darkë dhe po të mos kthehem tani në shtëpi do bëhet xhind. Po ti më shkruaj në një pusullë adresën dhe nesër në mëngjes, para se të shkoj në zyrë , do vi në dhomën tënde për një të shpejtë. Capisci?
Bullshit!”Thirri Josariani i zhgënjyer.
“Cosa vuol dire bullshit?pyeti Luçiana me një shikim të humbur.
 Josariani u gajas së qeshuri. Më pas ju përgjegj me një humor dashamirës:

“Do të thotë, që do të të përcjell deri në ç’të satëme ke për të vajtur dhe të kthehem shpejt në klubin e natës sa pa ikur Arfi me atë domatkën e bukur që ka gjetur sonte, për ta pyetur nëse ajo ka ndonjë teze apo shoqe po aq të mirë sa ajo vetë.”

(vijon)

No comments:

Post a Comment