Ka bërë shumë bujë, një libër rreth administratës së Trump,
që pritet të dalë në qarkullim më 9 janar. Autor është gazetari amerikan
Michael Wolf, që njihet edhe si autor i biografisë të Rupert Murdoch-ut,
manjatit australian të Medias.
Dje, reagimet ndaj një pjese të shkurtër të botuar të librit
zinin vendin kryesor në lajmet në Amerikë. Ka shumë informacion rreth mënyrës
se si funksionon Shtëpia e Bardhë e Trump-it dhe shumë detaje rreth karaktereve
të saj dhe marëdhënieve midis tyre.
Më ra në sy, një pjesë jo shumë e lidhur me politikën, por
me marëdhëniet midis Trump-it dhe Ivankas. Gjtihmonë është folur se marëdhëniet
familjare janë shumë të rëndësishme për Presidentin dhe Ivanka është më e
preferuara mes fëmijëve. Më poshtë është pjesa e librit, që flet për një aspekt
të marëdhënies baba-bijë:
“Ivanka ka mbajur një
lloj marëdhënie me të jatin, që nuk mund të quhet e zakonshme. Ajo jo vetëm , që
ka ndihmuar në bizneset e tij, por edhe në korigjimin e problemeve të jetës së
]iftit Trump. Ivanka konsideron thjesht biznes ngritjen e brand-it Trump,
fushatën e tij elektorale dhe tani edhe strukturimin e administratës së Shtëpisë
së Bardhë. Ka një lloj distancimi të saj nga i jati, deri në përdorimin e
ironisë, kur tallet mes të tjerave edhe me mënyrën se si i mban flokët. Ajo ju
tregonte me hollësi miqve të saj se si krijohet krehja e tij e njohur- një
“ishull” tullë, të cilit i është bërë edhe një hollim skalpi me operacion, dhe i
rrethuar nga tufa me flokë të dendur, të cilët pasi bashkohen në qendër dhe më
tej hidhen pas dhe mbahen nga një llak i fortë. Ngjyra, tregonte ajo për të
qeshur, është e një prodhimi “Just for Men”, që po të aplikohet për një kohë më
të gjatë bëhet m[ e errët. Padurimi i Trump bën , që të dalin gjysëm të verdha
dhe gjysëm portokalli.”
Paragrafi i mësipërm të ]udit. Eshtë një mënyrë tepër
“ordinere” për tu tallur pas krahëve me babanë 70 vje]ar.
A janë superpasanikët të përqëndruar vetëm në suksesi dhe
paratë dhe gjërat e tjera nuk kanë shumë vlerë për ta?
Nëse Trump-in e kam konsideruar gjithnjë një narcisist
anormal dhe komentet e tij rreth trupit të Ivankas në një intervistë me Howard
Stern (Intervistuesi e pyeste për të bijën dhe i thoshte , që a mund të them se
ka “alamet by..sh” dhe Trump-i përgjigjej – po alamet i ka) i quaja si devijim
mendor i një egoisti të pakufi, nuk di se si mund ta përcaktoj sjelljen e të
bijës.
Ndodh vetëm me ta?
Në botën që njoh unë, të tilla komente për anëtarët e
familjes bën vetëm vulgu i vulgut.
No comments:
Post a Comment