Do më përgjigjen se çdo gjë varet nga mjedisi ku ndodhesh
dhe nuk ka rregulla të prera pët “të qënë politikisht korrekt” ose të mos biesh
në kundërshtim me Kushtetutën.
-
P{r shembull unë nuk jam i sigurt se a mund t’i them
Mero kurbatit “Mero si e ke kurbatkën?” sikundër e kam pyetur sa herë e takoja
se nuk më kujtohej emri i saj, apo duhet t’i them “Si e ke romkën?. Nuk di se
cili është edhe opinioni i filozofit Fuga në këtë çështjen cigan-kurbat-rom dhe
se si më duket, si tepër e ftohtë:”Mero si e ke gruan?”
-
E di, që deri sa të hyj në Pogradec, nëse bije fjala për
Janullatosin, ose duhet të mbaj gojën mbyllur ose të ankohem se nuk e ka
ngritur sa duhet figurën e Nolit, kurse me të hyrë në Korçë mund të them plot
mburrje:”Po jemi orthodhoksë o burr’ i dheut!”
-
A është politikisht korrekt të pyesësh një gjykatës “Shef
si dole me Vetingun?” Se gjykatësi mund të dalë edhe shumë i kënduar dhe të të
hidhet në grykë me pyetjen: “Pse ç’më di ti mua kalë garash?”
-
Problem duhet të jetë(sipas rradakes sime) të flasësh për
të huajt. Se po fole mirë për rusët je kokë e këmbë armik, po the ndonjë gjysëm
llafkë në favor të sërbëve duhet të pushkatohesh, ndërsa solidariteti me grekët,
turqit dhe maqedonasit të bën tradhëtar. S’mund të flasësh mirë as për francezët
se e kanë mirë me sërbët, spanjollët se nuk njohin Kosovën, si dhe të gjithë sllavët
dhe arabët. Mbeten vetëm norvegjezët, po ata zuri në gojë për mirë edhe
presidenti Trump dhe nuk i lanë llaf pa thënë
-
Këngët e sernatave është mirë , që t’i lëvdosh “toptan”,
se po guxove dhe the, që një pjesë e tyre janë qaramane, me tekste bajate, të
kopjuara, ligavi pijanecësh apo “tralala zura një galë“, do sulmohesh si
anti-korçar, injorant muzike, snob, insensitive dhe gagarel.
-
Bukuritë natyrore të Shqipërisë nuk duhen vënë në
diskutim. Ne kemi plazhet më të mrekullueshme, pyjet më të vjetër dhe hijerëndë,
malet me ajrin më të pastër dhe luginat më të larmishme në botë. Po t’i “manaxhonim” pakëz më mirë, vetëm me turizëm do ja
“hidhnim fukarallëkut”. Eshtë më mirë të dish se të kesh dhe është më mirë të
dish e të kesh se mos kesh dhe mos dish, Po më
mirë akoma është të kesh “kesh”. Diku në Zvicër, Qipro, apo ishujt Kajman.
-
“Rilindja Urbane”. Mund të shash “Rilindasit 1.0”,
Naimin, Samiun, Naumin dhe Spiron, ose edhe “Rilindasit 2.0” Edin, Saimirin, Erin
dhe Nikon, po në “Rilindja Urbane” mos u krruaj se “atje të bëjnë copë!” Vetëm
të mos kesh sy e të shohësh si lartësohet Tirana, si hijeshohet Durrësi, si
lungomaret Vlora dhe si shkon dy hapa para Korça. Tirana nuk i ka lënë gjë Vienës,
Durrësi është më i pastër se Napoli , Vlora ja
ka kaluar Dubrovnikut dhe Korça po dihet, që sikur e ka nxjerrë Parisi nga hundët.
“Ka edhe të meta, por e përgjithshmja është pozitive!”
No comments:
Post a Comment