Atij i lindi idea të ngrinin një Zyrë për Kthimin e Viteve të
Rinisë. Ishte rrëmbyer prej saj, sa jo vetëm, që kishte skicuar një stemë me
inicialet ZKVR, por kishte bërë edhe një plan të hollësishëm se si do
funksiononte dhe nga do siguroheshin fondet.
Vitet e Rinisë, pranoheshin nga të gjithë filozofët si vite
më të mira të jetës. Më prodhimtaret. Më krijueset.
Nëse do kishte pasur një rini normale, me siguri do kishte
hapur disa ekspozita në botë dhe do ishte bërë i njohur.
Këtë ja kishte përsëritur me dhjetra herë Blertit, me të
cilin i ndante gjithnjë idetë e reja, sepse ishte i sigurt se tjetri do e kundërshtonte.
-
Cilën quan jetë normale? – e kishte pyetur ai.
-
..phh…një jetë si të gjithë europianët. a nuk e kishim
në fillim parrullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa?
-
Edhe në Europë ka piktorë të dështuar. Arsyeja nuk është
vetëm sistemi.
-
Unë nuk kisha pse të dështoja! Ti vetë më ke thënë, që
mund të bëja art të mrekullueshëm.
-
Edhe? Mund të bëje art të mrekullueshëm edhe pa
ekspozuar. Do i nxirrje sot dhe do vlerësoheshin- këmbënguli me cinizëm Blerti.
-
Ti e di që edhe ngjyra nuk blija dot!- thirri piktori-
Kam shitur edhe gjak për të blerë!
-
Edhe më vonë të thaheshin, se nuk shpije dot në fund
asnjë vepër.
-
Do të dëgjosh pak Shostakoviç?- pyeti piktori për të ulu
ritmin e debatit. Blerti pohoi me kokë
dhe tjetri u mor disa minuta me gjetjen e diskut.
-
Si mund të funksionojë kjo Zyrë?- ju rikthye Blerti
bisedës.
-
Në fillim do pranojë aplikimet. Të gjithë ata, që kanë
qënë mbi 17 vjeç, kur u ndryshua sistemi do kenë të drejtë të aplikojnë. Pas një
dy javori, një grup do fillojë të merret me dosjet e para, të cilat do kenë një
afat maksimal një mujor, për tu shqyrtuar dhe për të dhënë përgjigje.
-
Dhe çdo bëhet me përgjigjet?
-
Nëse do vlerësohen pozitivisht, aplikantëve do ju
kthehen Vitet e Humbura të Rinisë. Maksimumi do jetë 8 vjet.
-
Do ju kthehen në para apo natyrë?- pyeti jo pa ironi
Blerti.
-
Do ju kthehen me Mundësi!- ngriti zërin piktori- Gjithshka
, që do të mund të kishin bërë gjatë viteve të tyre të rinisë dhe nuk ja u
lejuan, gjithshka që ëndërronin, gjithshka që ju mungoi do ja u kthejmë duke ju
krijuar mundësitë.
-
Si për shembull?
(vijon)
No comments:
Post a Comment