Që viti 2018 do jetë një vit vendimtar për Shqipërinë, jo
vetëm se do jetë viti i Skënderbeut, këtë tashmë e ndjejnë të gjithë.
Rastësisht ose në mënyrë domethënëse sipas horoskopit kinez është
edhe Viti i Qenit.
Sipas tij, ne, “qenëtë e medias”, që lehim ndaj “karvanit që
ec para” do vazhdojmë të lehim kot. Por duket se ky “karvani, që ec para” mund
të ketë edhe pak drogë të të fshehur nëpër baulle, gjë që edhe pse nuk na kthen
ne në “qenër antidrogë“(nga ata të pikave kufitare), na bën më të besueshëm në
lehjet tona.
I pari në anët tona, që zbuloi raportin tonë të çuditshëm me
qenin, ka qënë Zylo Kamberi me shprehjen e tij të famshme “Qeni është kafshë
besnike. Pse mërzitemi kur na thërresin;qen?” Duket që prifti korçar, At
Vangjel Terezi nuk do e ketë lexuar Dritëronë, se në të kundërt nuk kishte pse
të kërkonte të falur, kur në tifozllëk e sipër kishte quajtur tifozët e
Partizanit “qenër të kuq”. “Djajtë e kuq” quhen gjithë tifozat e Manchester United dhe
Standard Liege, që nga pikpamja priftërore është ku e ku më keq se ‘qenër të
kuq”.
Me inteligjencën , që e karakterizon, ministri Majko psh e
ka kuptuar rëndësinë e Qenit dhe vetëm si të hyjmë në vitin e tij, ai do i thotë
të vërtetat e mëdha patriotike. “Pas një janarit do flas!” tha Pandi me një
pamje sfinksi, por që për shkak të profilit të tij të veçantë nuk dukej si kokë
luani. Ndoshta ka kopjuar pak edhe ambasadorin Lu, që për këtë vit e ka mbyllur
sezonin e peshkimit të “peshqve të mëdhenj” dhe do e fillojë pikërisht sa të
hyjë Viti i Qenit.
Ndoshta në Janar edhe Saimir Tahiri do arrijë të mbrojë në
Kuvend ligjin e tij për mbrojtjen e
kafshëve, ku mbrojtja e qenve do zerë vendin kryesor. “Tahiri është trim”,
deklaronte dikur Ben Blushi, “por është Rama frikacak” Unë e besoja Blushin se
i njihte nga afër miqtë e tij, por u zhgënjeva nga kujitjet e Sajës në
emisionin “Opinion”.
Me siguri, Ministrija e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e
shquar këto muaj për nisma dhe slogane,
do nisë një fushatë të re të re “Një qen, një euro”, se nuk mund të
kuptohet Zhvillimi Rural pa qenër stani, pastorë gjermanë, langorë dhe bastardë.
Në vitin 2018 do hapen përfundimisht negociatat për antarësim
në Bashkimin Europian.
Për të patur më shumë fat, e mira është, që delegacioni jonë
të përfaësohet nga politikanë të shenjës së qenit, si Bledi Cuçi dhe Niko
Peleshi nga pozita dhe Edmond Spaho nga opozita. Vetëm kështu mund të
garantohet, që përfaqësuesit tanë nuk do kthehen nga Brukseli si “qenër të
rrahur”.
Mbase do jetë viti i parë pa Akademinë e Shkencave, por para
se t’i vihet dryni përfundimisht, akademikët duhet të ripërkufizojnë shprehjen
“jetë qeni”.
Një variant mund të jetë:
“Mënyrë e gëzuar të jetuari në periudhën e qeverisjes të
Shqipërisë nga Edi Rama.”
No comments:
Post a Comment