Duket si shumë zhurrmë për gjëra të vogla. Nga slogani
“policia, që duam”, që tashmë dihet se ç’fryte të hidhura ka dhënë, është
kaluar në një slogan më të përgjithshëm “Forca e ligjit”, i cili po
propagandohet si shumë i sukseshëm në luftën ndaj krimit. Dy tre operacionet e
fundit në disa qytete, sipas formulimit të lajmeve nga Ministria e Brendshme,
ose nga mediat pro-qeveritare, të lenë përshtypjen se policia po shkon në rrënjët
e krimit.
Le të prekim pak
operacionin e fundit brenda okielos “Forca e ligjit” i zhvilluar në Shkodër, ku
janë arrestuar disa prostitute dhe tutori i tyre. Flitet për “bandë“ kur nuk
duket aspak si e tillë nga vetë hollësitë e lajmit. Thjesht një tutor, që
merret me prostitucion ilegal si mënyrë e lehtë për të fituar para. Nuk duket
se ka asnjë lidhje me drogën, me vrasje apo me krimin e organizuar.
Këto lloj veprimtarish kriminale në vendet ku prostitucioni është
i ndaluar me ligj, quhen si veprimtari “soft” dhe kur goditen nuk përbëjnë lajme
të bujshme, për më tepër si të një policie, që po bën çudira. Me siguri gjysma
e Shkodrës e dinte se ç’farë ndodhte në lokalin “Tata” përfshi këtu policinë. Për
më tepër, “krimineli i rrezikshëm” postonte në rrjetet sociale edhe fotot në
shtrat me prostitutat. Një operacion i tillë në rastin më të mirë është i vonuar
dhe ndoshta e mira është, që policija(si në vende të zhvilluara) të vazhdojë të
mbyllë një sy për këto lloj veprimtarish.
Ka arsye për ta bërë këtë:
E para dhe më kryesorja është, që prostitucioni në Shqipëri ësht
më shumë një çështje sociale se sa ligjore. Si e tillë kërkon më parë rishikim
e legjislacionit dhe krijimin e një institucioni, që mund t’ju vijë në ndihmë
femrave që duan të dalin nga kjo gjendje. Mbushja e burgjeve me punëtoret e
seksit nuk është zgjidhje. Janë qindra prostituta shqiptare, që kthehen nga
Europa Perëndimore dhe një pjesë e mirë e tyre janë trafikuar duke u mashtruar.
C’duhet të bëjë shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar për
to? T’i kapë sërish në flagrancë dhe t’i arrestojë?
Unë mendoj se politika ju detyrohet shumë këtyre vajzave
fatkeqe. Dhe në rast se nuk gjenden për to mundësi të tjera për t’i nxjerrë nga
varfëria, atëhere duhet menduar seriozisht për legalizimin e prostitucionit dhe
mbrojtjen e prostitutave. Vajzat e arratisura nga varfëria e zonave malore të
vendit, nuk mund t’ju bëhet propagandë, të fillojnë të marështojnë dhi nën
shembullin e mirë të Rigertas.
Në një klimë, që “prostituojnë“ politikanët, intelektualët,
mjekët, pedagogët(në mënyrën e tyre) shoqëria duhet të tregohet shumë më shumë
tolerante ndaj “profesionit më të vjetër në botë“.
Policija do rikthejë besimin tek njerzit kur të shkojë pas
kriminelëve “hard”,(edhe këta njihen bajagi mirë në vendin tonë të vogël, ku
kriminelët kanë qejf të mburren) dhe që janë ata të drogës dhe që “kanë në
xhep” një pjesë jo të vogël të qeveritarëve dhe kryetarëve të bashkive.
Këta janë “prostitutat” e vërteta edhe pse mund të mburren
si “Njerëz të Nderit”. Mes tyre ka edhe trafikantë të “mishit të bardhë“. Por
mbi të gjitha ata mbahen me paratë e mëdha të drogës, armëve dhe të gjobave, si
dhe me pastrimin e tyre në ndërtim.
Ndoshta do fillohet në janar me ta.
Por deri atëhere mos na mashtroni me arrestimet e
prostitutave të gjora,
No comments:
Post a Comment