Nuk ka se si mos ketë edhe në media rrugaçë, të cilët e
quajnë veten gazetarë. Eshtë e pamundur, në një vend, ku gjithshka ka një çmim
duke filluar nga diploma e universitetitetit edhe deri në vendin e punës. Rrugaçëria
në shtyp do shoqërojë kriminalitetin, do jetë i mpleksur me të, do përdorë
mjetet, që përdorin të gjithë rrugaçt kudo në botë dhe që janë sharjet, pështymat,
shpifjet dhe kërcë nimet.
Dhe megjithatë unë kam bindjen se “rrugaçët” e shtypit nuk
duhen rrahur. Edhe kur e meritojnë plotësisht. Sepse jam kundër dhunës dhe nuk
mendoj se është burrëri të rrahësh dikë. Sidomos ta rrahësh fshehtazi, në
befasi dhe duke vënë rrugaçë të tjerë.
Disa muaj më parë kam shkruajtur kundër dhunës të përdorur
ndaj Elvi Fundos edhe pse e dija , që është rrugaç dhe jo gazetar.
Dhe Elvi nuk është i vetmi.
“Rrugaçria” në mjediset e medias në Shqipëri, ze fill me
bindjen, se “ne kemi në dorë të të bëjmë gjëmën”. Kështu kanë punuar dhe punojnë
shumë emisione televizive(duke filluar nga ato të Cakulit), ku pasi shtien në
dorë materiale komprometuese, jo rrallë, “rrugaçët gazetarë“ kërkojnë para për
të mos i publikuar. Thuhet se përgjithësisht funksionon.
Në shumë raste të tjera, këta lloj gazetarësh, gërmojnë në
jetët personale dhe sajojnë nga të gjitha llojet e lidhjeve, për të sulmuar
njerëz, të cilët nuk mund t’i shantazhojnë me materiale komprometuese.
Sepse e dinë, që njerëzit normalë edhe tremben nga përfolja
në shtyp.
Sepse e dinë, që njerëzit normalë, shpesh herë nuk duan të
merren me rrugaçët.
Por për shumë arsye dhuna ndaj tyre është jo vetëm e dënueshme
, por edhe e dëmshme.
Së pari, sepse një nga mjetet kryesore të rrugës është
rrahja dhe rrugaçët e duan diçka të tillë. Pasi e pësojnë dhunën mund të hiqen
edhe si “viktima të së vërtetës”.
Së dyti, sepse mes dhjetra lajme dhe komentesh të tyre, ka
edhe të vërteta dhe edhe pse mund të mos jenë shumë, përsëri ato përcillen edhe
pse nëpërmjet gojësh rrugaçe.
Dhe e treta, se shumë herë “dinsëzët” nuk mund ta gjejnë belanë
nga “të mirët’, por e gjenë nga shokët e tyre “dinsëzë“.
Ndaj do jem gjithmonë kundër rrahjes të çdo lloji rrugaçi.
Kam qënë kundër rrahjes së Edi Ramës edhe pse e kam ditur ,
që nuk ishte burrë fort i mirë.
Jam shprehur kundër rrahjes së Elvit edhe pse shumë mund të
thonë ‘e kishte hak!”
Do jem edhe kundër gjithkujt, që rreh ata që shpifin ose kërcënojnë
në publik.
Në rast se nuk jemi në gjendje , që shpifjen e tyre ta
mbulojmë me të vërteta, shoqëria ka krijuar të tjera rregulla për tu përballur.
Dhe këto nuk janë mjetet e rrugës.
No comments:
Post a Comment