Në një ditë dimri, nga këto të ftohtat e Kanadasë, më kishin
ftuar në një mbrëmje italiane me “mëmëligje”. Nuk e pata refuzuar ftesën e
mikut tim Salvatore edhe pse njihja vetëm
të vëllan[ dhe një shok të tij. Ishin të gjithë burra, abrucezë dhe
kalabrezë, si ishin shumica e emigrantëve italianë të zonës së Niagaras.
Provova për herë të parë mëmëligje(polenta) të hedhur nga kazani në tavolinë
dhe ku gjithsejcili “priste” me pirun nga një pjesë të zonës së tij. Ishte një
mëmëlligje plot salçiçe dhe djathë dhe vera gjithashtu ishte e mirë. Por më
shumë më bënë përshtypje bisedat e tyre gazmore dhe dashamirëse. Thuajse të
gjithë kishin qënë të rinj në kohën e Luftës së Dytë dhe abrucezët ish-fashistë
ose simpatizantë të Duçes. Ngacmoheshin me ish-komunistët duke qeshur, duke pirë
verë dhe duke ngrënë ç’ka ishte shtruar bujarisht në tryezë. Kishin emigruar në
vitet ’50 dhe një pjesë punonin ende në bizneset e tyre ndonëse i kishin kaluar
të 70-tat.
Kur u ktheva, rrugës mendoja për sherret tona të përhershme
mes partizanëve dhe ballistëve, si dhe a
duhet quajtur apo jo 29 nëntori si Dita e Clirimit të Shqipërisë.
Eshtë e vërtetë, që emigrimi në një vend të huaj dhe
tolerant si Kanadaja, krijon kushte për paqe mes bashkëatdhetarëve që vijnë nga
“fronte” të ndryshme ideologjike, por “paqe” kanë bërë edhe italianët në Itali,
edhe spanjollët në Spanjë edhe grekët në Greqi. Krerët politikë duke filluar
nga De Gasperi, Frankoja, Berlinguer, Amato, Karamanlis kanë kontribuar në
arritjen e “paqes sociale” edhe pse gjatë luftrave civile kanë qënë në anë të
kundërta të barrikadës.
Sinjale të tilla kanë qënë shumë të pakta nga krerët e
politkës shqiptare. Paqja mes të persekutuarve nga Diktatura me persekutuesit ende
nuk është arritur. Po ashtu ajo mes “ballistëve” dhe “komunistëve”, apo edhe
ajo mes trashëgimtarëve të partizanëve dhe trashëgimtarëve të kolaboracionistëve.
Mbi kokat e të gjithëve, pa arsye të forta, qëndrojnë etiketimet me ngjyrim
negative, “komunist”, “ballist”, “zogist”, “kolaboracionist”, “bllokmen” etj.
Mbi këtë për]arje shpesh kanë bazuar edhe fushatat e tyre
elektorale partitë kryesore politike duke dëshmuar se nuk ju intereson paqja përfundimtare brenda kombit ( e
kam fjalën për shqiptarët brenda kufijve të Shqipërisë, se ajo e plota kombëtare
duhet të kalojë proceset e saj në Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë).
Si e ka theksuar në një shkrim të disa viteve më parë
gazetari Arben Kallamata, janë pikërisht ata , që sot janë në pushtet dhe deri
diku trashëgimtarë edhe të pushtetit të kohës së Diktaturës, që duhet të hedhin
hapin vendimtar.
Kokëfortësia e treguar për t’i thurrur himne Luftës
nacional-]lirimtare dhe për të përkujtuar me pompë përvjetoret e formimit të
brigadave apo ]lirimit të qyteteve është jo vetëm tejet e strëmadhuar, por mbi
të gjitha e dëmshme p[r Shqip[rin[. {sht[ e projektuar t[ shtoj[ urrejtjen. Nuk
e kam fjalën as të harrohen dëshmorët dhe as ata, që vërtet luftuan. Shteti
duhet të vazhdojë të japë pensione për familjet e dëshmorëve dhe për veteranët.
Por data e 29 nëntorit, që shënon largimin e ushtrive
pushtuese nga Shqipëria, u kremtua si dita më e rëndësishme në historinë e
Shqipërisë pikërisht për faktin se solli në fuqi një qeveri komuniste, udhëheqësen
e organizimit më të fortë ushtarak shqiptar në Luftën e Dytë Botërore. Pra një
ditë festive për ata që morrën pushtetin dhe më pas e quajtën si formën më të
lartë të Demokracisë, nuk mund të jetë një ditë festive për të gjithë. Për një
pjesë jo të vogël të popullit ishte një ditë, që ju solli po qa vuajtje sa
pushtimi. Po të llogarisim edhe vuajtjet nën
Diktaturë të të gjithë shqiptarëve vlerat e saj zvogëlohen akoma më shumë.
Për këto arsye, festimet dhe rëndësia e 29 nëntorit duhen
“sfumuar”. Ajo ditë nuk ka pse të jetë ditë pushimi, por të jetë e krahasueshme
për nga rëndësija me data të tjera historike të popullit shqiptar, si Beslidhja
e Lezhës, Lufta e Vlorës apo ngjarje të tjera të këtij rangu.
Mund të krijohet një ditë e ve]antë për veteranët, ku duhet
të nderoen të gjithë ata, që kanë luftuar kundër të huajve, ose edhe në
formacionet ushtarake në kuadrin e NATO-s, ku janë kryer luftime.
Eshtë koha, kur presidenti Ilir Meta, të shtojë vizitat në
trevat ku jetojnë shqiptarët, por të rrallojë pjesëmarrjen në festimet e
tepruara “alla Parti e Punës” me shami të kuqe në qafë.
Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe kryeministri Rama.
Për të luftuar mendësinë “armiqësore” ndërmjet grupimeve
politike dhe shtresave të popullsive shqiptare duhet nisur nga paqja.
Dhe për këtë duhet vullnet i mirë. Ashtu si e kanë pasur
europianët e tjerë.
No comments:
Post a Comment