Në pranverën e këtij viti, kur po përflitej heqja e Saimir
Tahirit, burime të afërta me kryeministrin, dëshmonin se ministri i brendshëm
do të bëhej me siguri Niko Peleshi, në atë kohë zëvendës kryeministër. Për çudi,
pas heqje së Tahirit të përfolur, që mori me vete edhe ministrat koordinatorë me
emrat tipikë shqiptarë Ilir dhe Bledi, ministër u vendos një tjetër jugor me emër
shqiptar, Fatmir Xhafaj.
Spjegimet jo zyrtare ishin të shumta. Kishte ateistë të
thekur, që përbetoheshin se në Shqipëri nuk kanë për tu lejuar më nga
komuniteti ndërkombëtar ministra të brendshëm me emra fetarë dhe për këtë
sillnin shembujt famëkeq të ministrave me emrat Koçi, Mehmet, Kadri dhe Simon. Sipas
tyre, të gjithë këta kishin qënë katila, gjë që nuk kishte ndodhur me ministrant
më njerëzorë me emrat Hekuran, Gramoz, Bashkim dhe Saimir.
Të tjera “gojë të këqija” theshin se Nikon nuk e deshin
amerikanët si ministër të brendshëm, gjë që dukej e pallogjikshme, se amerikanët
kishin pranuar që ai të ishte zëvendës kryeministër, post ky më i lartë se ai i
ministrit të brendshëm. (Duke qënë edhe i vetmi zëvendës p.sh. në rast të një “dhjerjeje”
të plotë dhe të vazhdueshme të kryeministrit Rama, Nikoja merrte drejtimin e
plotë dhe efikas të qeverisë).
Dhe ja ku erdhi vjeshta e këtij viti, me sinjalet e saj të
kuptueshme dhe të pakuptueshme.
Në fillim, posti i Ministrit të Bujqësisë,u duk sin jë pikë
ulje në karrierën e Nikos, që për katër vjet kishte qënë numuri Dy i ekzekutivit.
Bile zëra dashakeqës u orvatën edhe të talleshin me dhitë, stallat, fushat dhe
thertoret e ministrit të ri.
Një vizitë në stabiliment të peshkut përsëri mbeti jashtë vëmendjes
të medias deri sa plasi për së dyti, më me zhurrmë skandali “Tahiri” dhe
ambasadori amerikan Lu deklaroi se së shpejti do “hamë peshq të mëdhenj”.
Po Peshkimin kush e mbulon?
Atëhere disa “peshq” të rrahur me vaj dhe uthull” kuptuan se
ku flinte Lepuri i Detit.
Në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (dhe
Peshkimit).
“Peshqit e mëdhenj” janë kompetencë eskluzive e Ministrisë së
Bujqësisë dhe ministrit të saj.
Ambasadori dinak Lu me filozofinë e tij aziatike, nuk e
ekspozoi lojën në pranverë, se “peshqit e mëdhenj” mund të trembeshin nga
Nikoja, por shtruar, krijoji gjithë “arkitekturën” e re të kapjes së të mëdhenjve
të krimit nga një Ministri, ku nuk të shkon mëndja. Ku do futen tani “peshkaqenët e krimit’?
Cinikët këndojnë vargjet e famshme të Petro Dulës (me që ra
fjala ç’duan Bitëllsat në Pazar, kur nuk ka një kafene me emrin “Petro Dula”?!):
“ Cironka po gërthiste
Balenën ta gëlltiste
Xumtrialalialom…
(dy vargjet e fundit përsëriten dy herë).
No comments:
Post a Comment