Nuk do shkruaja për portalin e Pekës, pasi nuk kam as
konsideratën më të vogël për të si gazetar. U shtyva të shkruaj këto dy
rrjeshta, pasi “balta” e tij ndaj një shokut tim, është riprodhuar në një
portal jo pavlerë si Lapsi.al dhe nga një portal i drejtuar nga një gazetar korçar,
si është cityfm.al.
Qarkullon një thashethem sipas Pekës, që Henrik Ligori
(Riku) mund të konkurojë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Duke u nisur
edhe prej lajmit të tij, deri sa bëhet fjalë për konkurim, duhet të ketë edhe
konkurentë të tjerë.
Por portali i Pekës (syri.net) sulmon vetëm Rikun.
Dhe duke mos pasur takat ta sulmojë vetë, angazhon një
gazetar kosovar me banim në Amerikë ta sulmojë si “teknik metali”, si “teoricien”
dhe sin jë jurist, që ka mbaruar Juridikun me korrespondencë.
Nuk është në gjendja ta sulmojë si të korruptuar, ndaj
provon çdo lloj epiteti(edhe atë të “tip studiozi”) për të ulur sa më tepër të
jetë e mundur figurën e tij.
Nuk është vendi për të shkruar në favor të Rikut.
Atë e njeh mirë e gjithë Korça dhe një pjesë e Tiranës, që
ka pasur mundësi të punojë me të, për inteligjencën, përkushtimin dhe ndershmërinë.
Edhe me mua ka për tu mërzitur me këto rrjeshta , që po
hedh.
Gazetaria e Pekës, Fundos dhe të tjerëve si ta këtë dëshmon.
Nëse Peka është i detyruar nga financuesi i tij Zeni të
sulmojë, përse e shpërndajnë të tjerët “baltën”? Për bujë? Për klikime?
Shumë vite më parë, kur sa kishte nisur punë në Tiranë,
privatisht e kam quajtur Rikun si Don Kishot, që lufton me mullinjtë e
korrupsionit.
Por nëse në Tiranë dhe në qytete të tjera nuk do ketë edhe
njerëz si Riku, a mund të ketë më shpresë? Jo.
Dhe shpresa na duhet të gjithëve.
No comments:
Post a Comment