Kjo shprehje e çekut Jarosllav Hashek, në gojën e Shvejkut është
aq e goditur për ne shqiptarët, sa ka një kohë të gjatë, që përdoret në shumë
situata.
Një nga ilustrimet më të mira të kësaj shprehjeje duhet të
jetë fotoja e djeshme në Fier e kryeministrit Rama. “I dhjerë, por krenar ama!”
Qëllimisht apo nga një zgjedhje e subkoshiencës, Rama ka
zgjedhur llojin e pantallonave që të “mbulojnë të dhjerën”, por n jëkohësisht,
për ata që kanë vojtur në jetë e venë
edhe në pah.
Rama ka vendosur të veshë brekushe të stilizuara, pikërisht
se brekushet të tregojnë se mund të jesh i dhjerë, por edhe tç të mbulojnë prej
saj. Se mund të të ndodhë , që gjatë një mbledhjeje të gjatë me të huajt, për
shkak të diarresë dhe pamundësisë për tu larguar të shpëton. Dhe mund t’i shpëtojë
kujtdo, edhe “djalit më të mirë të Shqipërisë“ sipas Peleshit, bile edhe Skënderbeut
sipas Spiropalit. (Kjo puna e të dhj… të Skënderbeut nuk duhet të më kishte shpëtuar,
por Edin nuk e kanë krahasuar me ndonjë figureë tjetër historike shqiptare. Dhe
sipas Barletit, nuk ka asnjë rast diarrheje të Gjergj Kastriotit gjatë betejave
zulmëmëdha kundër turqve.)
Nëse ke veshur kostum të modës së sotme, me pantallona të
ngushta pas mollaqeve dhe pak të shkurtra, që të duken çorapet, jo vetëm që era
shpërthen menjëherë, por nuk ka tavolinë, podium apo edhe bodigard, që të të
mbulojë turpin. Le të jesh sa të duash krenar! Le të përdorësh batutat më të
zgjuara dhe anekdotat më pikante! Je i dhjerë.
Sa ndryshe po të kesh brekushe!
Dhe sidomos po t’i kesh të stilizuara dhe me ndonjë paisje
shtesë brenda në shtrat.
Era nuk ka nga të dalë gjëkundi se lart, t’i shtrëngon për
beli ushkuri (i stilizuar). Poshtë po janë të lidhura mirë si kallce dhe po të jenë edhe prej
stofi pa vrima, prej lëkure ose mushamaje asnjë molekulë e vockël fekalesh nuk
arrin të depërtojë në ambjentin solemn.
Shtrati i gjatë, i bollshëm dhe me një formë të papërcaktuar,
të lejon të lirohesh edhe nga një drekë e plotë me antipasta, supë, të parë , të
dytë dhe ëmbëlsirë.
Pa erë, pa njolla dhe pa mbushje të pantallonave askush nuk
mund të dyshojë se kryeministri i nderuar është i dhjeruar për momentin. Ai
mbetet largpamës, i mençur
dhe me vështrim të tretur në të ardhmen, pa I kushtuar rëndësi jashtëqitjeve të
mediave dhe jashtëqitjes së tij, kudo që ajo të ndodhet , thellë në palat e
brekusheve të stilizuara.
Vështirësi mund të ketë kur të ecë para mes “lehjes së qenve”,
të cilët për shkak se kanë nuhatje tejet të veçantë, kuptojnë, që diçka nuk
shkon në figurën e kryeministrit, por nuk e shprehin dot qartësisht. Por edhe këtë
mund ta zgjidhë duke përdorur nga ato makinat lëvizëse, me të cilat kalon Papa
mes turmave.
Mbase e ka kuptuar, që nuk mund të vazhdojë të dhj… mbi
kokat tona.
No comments:
Post a Comment