Dhe ditëne e tretë Zoti bëri tokën dhe lulet e pemët filluan
të lulëzojnë në të. Edhe kopështi i Edenit. Pastaj në dy ditë të tjera të
gjata, Zoti u mor me qiellin dhe detin dhe ditën e gjashtë u kthye të vinte në
tokë kafshët dhe njerëzit. Kur befasë, mes fiereve të lartë, i doli një krijesë
cullake, e ngjashme me Adamin, që kishte ndërmend të krijonte.
-Po ti cili je?- pyeti Zoti
-Unë jam Ed-ami?- u përgjigj cullaksi pa ju dridhur qerpiku
-Po kush të krijoi ty? –
tha Zoti duke u menduar se mos i kishte shpëtuar një krijim i tillë i cungët,
kur merrej me krijimin e kafshëve të tjera.
-Unë jam “self-made”- tha Ed-ami- për të udhëhequr pasonjësit.
Ti krijove Edenin dhe ky do jetë vendi im dhe i Ed-ensave.
-Po për të bërë pasonjësit
do të duhet një grua- tha Zoti, i çuditur
nga siguria e gjallesës.
-Nuk ka nevojë. Unë jam piktor dhe i bëj vetë.- tha Ed-ami
dhe vizatoi me një shkop mbi bar, dy qënie, që u ngritën menjëherë mbi dy
gjymtyrët e tyre të pasme.
-Po këta cilët janë?
-Djemtë e mi, Tahiri dhe Lal Eri- u përgjigj i entusiazmuar Ed-ami
– Do argëtohemi kur të zihen deri sa njëri ta vrasë tjetrin.,
“Ky paska ngrënë nga Pema e Dijes” mendoi Zoti duke ndjerë
keqardhje, që nuk kishte pasur mundësit a paraljmëronte. Hodhi sytë nga Pema e
dijes dhe pa që nuk kishte asnjë frutë të mbetur.
-Po përse do zihen djemtë e
tu?
-Njëri do kërkojë ta mbjellë Edenin tej e përtej me kanabis,
kurse tjetri do të presë pemët dhe të ndërtojë Kulla.
-Po ti anën e kujt do
mbash?- pyeti Zoti i habitur nga mungesa e dashurisë atërore e Ed-amit.
-Do t’i le të hanë kokën deri sa ti të mërzitesh dhe të bësh
Përmbytjen e Madhe. Kush të ketë fituar do ta
ve të ndërtojë Arkën. Patentat e Lundërtarit të dy i kanë marë.
-Po të ketë fituar Lal Eri
dhe të ketë prerë të gjithë pemët me se do ndërtohet Arka?
Këtu Ed-ami u mendua një çast, pastaj diçka vizatoi me të
shpejtë dhe një krijesë pak “kolendrike” u ngrit më këmbë dhe filloi të këndonte.
-Po ky kush është?
-Taulant Balla. Do merret me kontrabandën e trungjeve.
Atëhere Zoti u bind, se krijesa e dalë padashje gjatë ditës
së katërt ose të pestë nuk mund të ndalej para asnjë pengese.
-Nuk dua të të zhbëj edhe pse mundem, por po të le porosi të
kujdesesh për peshqit, zogjtë dhe kafshët.
-A për punë mua nuk më ke!- u hodh menjëherë Ed-ami dhe
filloi të vizatonte edhe një herë, këtë rradhë më me kujdes dhe krijoji Niko
Peleshin.
Të gjitha këto ndodhën të gjashtën ditë.
Të shtatën, të gjithë pushuan.
No comments:
Post a Comment