Edi Rama arriti të shkëputë për 24 orë vëmendjen e publikut
nga çështja më e mprehtë e Sqhipërisë- ajo e përfshirjes së një ministri të
brendshëm në trafikun e drogës me Italinë. Për skandale të tilla, kudo në botë
do kishte dorëheqje të kryeministrit, por jo tek ne dhe jo nga ky kryeministër.
Rama përdori trikun më të vjetër të librave të politikës, atë
të “nacionalizmit bajat” duke prekur çështjen e Himarës dhe bashkë me të marëdhëniet
me grekët, marëveshjen për detin e të tjera lidhje të politikës sonë me fqinjët.
Gjuha ishte po ajo e vjetra, e përçmimit të të huajve dhe gjuhës së tyre dhe të
akuzuarit e kundërshtarëve politikë si shërbëtorë tradhëtarë.
Menjëherë mediat mbështetëse vrapuan të shkruajnë të tjerë
artikuj për çështjen e Himarës, që është një problem fare minor, po qe se e
krahasojmë me problemet e tjera që ka Shqipëria.
Ka analistë, që e quajnë “mjeshtëri” të politikanit të
nryshuarin e temës së ditës, kur je në positë të vështirë. Mund të përmendin
edhe filmin “Wag the dog”, ku presidenti amerikan, për të hequr vëmendjen nga
një skandal i tij seksual, krijon një “luftë të rreme” me Shqipërinë duke vënë
në lëvizje një makinë propagandistike me ndihmë nga Hollivudi.
Por çështja e shokut Saimir (ose “file Saimirit” për të përdorur
të njëjtën gjuhë gjysëm greqisht dhe gjysëm shqip të Ramës) nuk është një
skandal i thjeshtë seksual. Një të tillë do e falte lehtë publiku shqiptar.
Skandali “Tahiri” është më i madhi në Shqipërinë e
tranzicionit. Nga mënyra si u ndërtua karriera e Tahirit brenda PS-së, nga emërimi
i një ish-studenti mbetës në ministër të brendshëm, nga akuzat e hapura ndaj tij
si shok i Shullazit, nga përgjimet e Habilajve
të botuara në shtypin italian dhe tonin dhe deri në patentat e kapitenit
të zbuluara pranë 800 mijë eurove. Karriera e tij është ajo e një njeriu të
gatshëm për tu përdorur nga shefat kriminelë në një vend ku krimi me politikën,
shpesh, “hanë dhe pinë“ bashkë.
Nëse “çështja Tahiri” hyn në rutinën e zakonshme të prokurorëve
të papërgatitur, që jo rrallë nuk dinë të përgatisin dosjet, që ndikohen nga
politika, ose që korruptohen, ajo do zgjasë pafundësisht dhe kryeministri, i
prekur drejtpërdrejt nga ky skandal, do të jetë në gjendje të krijojë të tjera
“zhurrma” për të lënë të painormuar publikun. Prokurori i Përgjithshëm gjithashtu
ka për ta përdorur këtë çështje si “as në mëngë“ për të luajtur lojën e tij të
zgjatjes së mandatit edhe për dy vjet.
Eshtë opozita ajo, që duhet t’i hyjë me themel kësaj çëshetëm
atje të “implikimit të policisë në trafikun e kanabisit” nëse vërtet është e
interesuar të dalë e vërteta. LSI-ja e ka quajtur hapur si Haki “Droga,
Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Pa fakte nuk ka se sit a ketë bërë këtë.
Atëhere çfarë e pengon opozitën të kërkojë krijimin e një
komisioni parlamentar special për hetimin e përfshirjes të titularëve të lartë
të policisë në mbjelljen dhe trafikimin e kanabisit?
Qeveria Rama mund të rrëzohet, por jo me çadra dhe
bojkotime.
Duhet punuar seriozisht për të mbledhur fakte dhe për t’i
publikuar ato.
Vetëm atëhere njerëzit do besojnë se fjalët e opozitës për
Tahirin dhe Ramën nuk janë si “zhurrma” që bën Rama për Himarën, për të mbuluar
Tahirin!
No comments:
Post a Comment