
Si ndodh rëndom në fjalimet e politikanëve të panxënënë, në
të kishte diçka për Korçën, që nuk paraqet aspak Korçën e të shkuarës apo të
sotmes, përveç disa rrjeshtash të një shkrimi të Patër Anton Harapit dhe faktit
, që nismëtari i mbledhjes në Korçë kishte qënë bash Behgjet Pacolli, “Qytetari
i Nderit i Korçës”.
Për “meselenë“ e dhënies të titullit “Qytetar nderi”, më
duket se kam shkruar vite më parë. Nuk kishte të bënte me Behgjetin , por me një
servilizëm të plotë të Niko Peleshit ndaj Edi Ramës. Ishte koha kur Rama nuk
ishte kryeministër dhe Behgjetit i duhej një titull, se në Kosovë nuk ja jepte
kërkush. Po qe se Pacolli do i njihte vërtet
korçarët dhe Korçën nuk besoj se do e kishte kërkuar atë nder. Edhe sot po qe
se do ju thuash korçarëve, që keni të fala apo përshëndetje nga Behgjet Pacolli
nga Kosova, shumica do të përgjigjen duke perifrazuar shprehjen e famshme të
gjyshit të Vangjush Saros, kur i shkruante djalit të tij Doke: “Sa për atë
Behgjet Pacollin nga Kosova, ne na plasi by…!”
Këtai shin korçarët e një kohe, para se t’i shtypnin mirë me
këmbë , këta laspangjyrët e sotëm.
Padashje dhe nga padija, tuxharit Behgjet, i shpëtonte në
shkrimin e tij edhe një e vërtetë tjetër e hidhur.
Për të. Korça është “Korça e Edit” dhe as e Iliaz Mirahorit,
Themistokliut, Orhan Pojanit, Nuçi Naçit, Mihal Gramenos, Shahin Kolonjës,
Jovan Cico Kosturit, Spiro Bellkamenit, Fan Nolit, Thoma Turtullit, Fundove,
Merdanëve, Kuneshkave, Milto Sotir Gurrës, Vangjush Mios dhe sa e sa të shquarve të tjerë, që
e kanë nderuar në Shqipëri e në botë.
Korça e sotme është e Edit, se ai vjen shpesh të dëfrejë dhe
ka dhënë edhe goxha fonde për ta “ujdisur”. Dhe vërtet, në Korçë Edi Rama ka
gjetur e ka bërë përshesh, se një tufë me “qejhallarë“, që i vinë rrotull
presin ndonjë “koskë“ prej tij, ndërsa kryetarit Raqkë, pa pikë turpi i thotë
“kur i del pula
para trembet Raqi dhe jo pula!”
Edhe një kryetar bashkie i një qyteze të humbur do hidhte kyçet
para kësaj “prosvaljeje”. Jo në kohët e lirisë, por edhe në Diktaturë, ka pasur
korçarë si Petraq Kolevica, që ju përgjigj pa u trembur Enver Hoxhës, ose si Josif
Shoreja, që u përgjigj me guxim para të tjerë byroistave.
Korça dhe korçarët ja u vinin shpejt “nofkën” dhe “teneqenë“
atyre që vinin duke shitur dëngla nga kryeqyteti.
Por ata ishin njerëzit, që vlerësonin më shumë se çdo gjë
dijen dhe nderin.
Jo “pozitën dhe paratë“ si tuxhari Behgjet apo zografi i
dështuar Edi.
Në dialektin tonë të rëndë dhe të ëmbël do thoja:
“Po me Korçën do barabiten
këta kakamë dhe legena o ?!”
No comments:
Post a Comment