Ndërtimi i “Kullës Eifel” (Kulla Vrojtuese) dhe Qëndrës
Kulturore “Zhorzh Pompidu”(Biblioteka e Re), nuk mund ta sillnin të plotë
Parisin në Korçë. Ka edhe plot monumente të tij të njohur në gjithë botën, që
duhet të projektohen nga arkitekti famëkeq Pitë Uillsën dhe të ndërtohen me
fondet e taksapaguesve nga Bashkia e Korçës.
Më i fundit është “Harku i Triumfit” i ndërtuar në qendër të
Voskopojës, pjesë kjo e Bashkisë së Korçës.
-Sigurisht me gurë- do thonë të gjithë ata që kanë qënë qoftë
njëherë në Voskopojën e Kishave të famshme.
Jo!
Gurët, në forma të përçudnuara i përdorim ciklopikë vetëm në
Parku Rinia, ku një pjesë e tij të duket sikur të shpije në Ishullin e Pashkëve
në Paqësor.
Në Voskopojë beton, sipas devizës të famshme vlonjate të kohës
së Diktaturës – Beton dhe hekur, punë e pavdekur!
Thua do parakalojnë nën të, kur të kenë dëfryer për
kremtimin e 29 nëntorit apo 5 vjetorin e ardhjes së tyre në pushtet?
Diçka tepër Rilindase është në mendjen e tyre.
Tani kanë mbetur pa u ndërtuar muzeu i Luvrit, Notre Dame
dhe Panteoni. I pari mbulohet hë për hë nga MAM ndërsa për të dytën duhet
krijuar një ishull në Dunavec. (Një ishull të tillë Rilindasit donin të bënin në
Berat ndaj përvoja është.)
Panteoni edhe mund të presë.
Figurat më të mëdha që ka nxjerrë qyteti janë ende në të
40-tat e tyre.
No comments:
Post a Comment