Ka një ide-vendim të kryeministrit Rama, që mbledhjet e
qevrisë, një herë në muaj, të bëhen në një nga qarqet e vendit. Brenda një
viti, qeveria do i prekë të gjitha qarqet e Shqipërisë me mbledhjet e saj. Rastësisht
ka 12 qarqe, po aq sa ka edhe muaj viti. Pothuajse edhe i njëjti numur
ministrash përreth Timonierit.
(Ka një lloj rastësie edhe me numurin e anëtarëve të Byrosë
Politike, të cilët për disa dekada ishin 13 përfshirë këtu edhe Komandantin,
por lojrat me 12 dhe 13 kanë mbi dy mijë vjet, që ndodhin në politikën botërore
dhe as Komandanti dhe as Timonieri nuk mund të cilësohen si origjinalë.)
Por le të dalim nga simbolika e numurave dhe le të shohim
realisht, se ç’farë bëhet dhe përse bëhet shfaqja e Cirkut në Dibër me pehlivan
kryesor Kryeministrin me brekushe të shoqëruar nga ish-ministri shumë i përfolur
Beqja, ky i veshur me tuta.
Shpallet projekti fitues i rrugës së Arbrit, dëgjohen
qytetarët rreth Buxhetit të vitit 2018 dhe bëhet një vizitë në një familje fshatare.
Pra pak a shumë shfaqja e Dibrës është një dhuratë për
spektatorët, pastaj një pjesë ku spectatorët ftohen në arenë dhe ju mbushte
mendja se janë edhe vetë “akrobatë“ dhe në fund një vizitë në shtëpinë e një
spektatori, për t’i treguar se “artistët janë njësh me popullin”.
E gjithë shfaqja realizohet me paratë e spektatorëve të
lumtur.
Kreyeministri Rama bën atë gjë që di të bëjë më mirë.
Fushatën e
vazhdueshme elektorale, të cilës duhet thënë se ja ka marrë dorën më mirë
se gjithë rivalët e tij.
Ai e ka vështirë të qeverisë, për shkak të formimit të tij të
pamjaftueshëm ekonomik, për shkak të ideve që i variojnë nga e majta ekstreme në
një të djathtë liberale dhe për shkak të skandaleve që nuk i rrjeshtin.
Ndaj zgjidhja më e mirë “për të dryshuar muhabetin’ edhe me
ndjekësit në facebook është t’ë “dalë
turne me trupën me trupën në fshat”.
Ky lloj populizmi në masat e gjëra është dyfish i dëmshëm.
Në rradhë të parë njerëzit e ardhur nga një sisitem
totalitar ende nuk arrijnë të kuptojnë se cili është në sistemin e ri, raporti i individit me shtetin.
E dyta, një lloj i tillë drejtimi i shtetit “gju më gju me
popullin” kërkon premtime për dhurata të reja në infrastrukturë , të cilat
detyrimisht do sjellin taksa të reja në kurriz të bizneseve të mëdha e të
vogla. Si rrjedhim, kostoja e “Cirkut në fshat” do rëndojë gjithnjë e më shumë
në kurriz të taksapaguesve.
Por qëndrimi në krye të vendit për Edi Ramën duhet bërë me çdo
lloj çmimi, ndaj dhe ai do vazhdjë me shfaqjet e tij.
Deri sa ta kuptojnë të gjithë, që nuk është klloun
part-time, por i vërtetë dhe i rrezikshëm, si ai i Stephen King.
No comments:
Post a Comment