Nuk qënka e lehtë për mua as jeta “part-time” si qen. Jo vetëm që nuk pata mundësi të ngrija këmbën dhe të kryeja “ujëderdhjen” në shkallët e Bibliotekës “Thimi Mitko”, këmbët e arkitektit Pite dhe në Zyrën e Ligavecit Gollash, por u përballa edhe me një “mur rregulloro-ligjor” për leximin e kopjeve dixh(gji)tale të numurave të “Gazeta e Korçës”. Avokati im paska qënë vërtet largpamës, kur më tha që “lehja nuk të nxjerr në selamet!” Dhe vërtet që “lehja” ime prej qeni në shkrimin “Rruga e mundimshme drejt “fondeve”, u pasua nga “pjerdhja e ujkut” që në këtë rast është Institucioni Biblioteka e Korçës, e varur nga Ligaveci Gollash.
Po ve më poshtë për ju të dashur lexues, tekstin e përgjigjes së Bibliotekës, në mënyrë, që të mos e përsërisni kurrë gabimin tim. Pra të mos lehni. Ose edhe kur t’ju vijë për të lehur, ta bëni natën drejt Hënës, se po e bëtë ndaj Bashkisë dhe Institucioneve të saj nuk do arrini asgjë veç përbuzjes. Ja gjegjeja dixh(gji)tale e Bibliotekës (Peçi Bajamka i theshte Ploteka dhe ndoshta kishte të drejtë. Ndonjë “plot” edhe mund të ndodhë pas atyre mureve të projektuar plot shije dhe mençuri.).
zoti Naum Mara,
në
lidhje me kërkesën tuaj për vënien në dispozicion të një
koleksioni të plotë të materialeve të digjitalizuara (p.sh. një
vit i plotë i gazetës/periodikut përkatës), ju informojmë sa
vijon: Në zbatim të rregullores së brendshme të institucionit mbi
aksesin dhe përdorimin e materialeve të digjitalizuara, si dhe në
përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtën e autorit,
nuk është e mundur të ofrohen koleksione të plota të veprave të
mbrojtura.
Ky kufizim mbështetet në Ligjin nr. 35/2016 “Për
të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me të”, i cili
parashikon se riprodhimi dhe shpërndarja e veprave të mbrojtura
lejohet vetëm në masë të kufizuar dhe për qëllime personale
studimore ose kërkimore, duke mos përfshirë riprodhimin e plotë
të koleksioneve periodike.
Gjithashtu, në zbatim të
parimit të proporcionalitetit dhe të aksesit të barabartë në
shërbimet bibliotekare, institucionit i lind detyrimi të
administrojë kërkesat në mënyrë të kufizuar dhe të arsyeshme,
duke garantuar akses të drejtë për të gjithë përdoruesit.Në
këtë kuadër, ju rikujtojmë se çdo kërkesë për materiale të
digjitalizuara duhet të jetë e specifikuar qartë, duke përfshirë:
periudhën
e saktë kohore
datat konkrete
artikujt ose temat
përkatëse
Kërkesat e përgjithshme për koleksione të plota
nuk mund të përpunohen në përputhje me rregulloren dhe
legjislacionin në fuqi.
Biblioteka mbetet e gatshme t’ju
asistojë në gjetjen dhe ofrimin e materialeve të specifikuara
brenda kufijve ligjorë dhe institucionalë.
Për të qënë i drejtë duhet të them se theksimet me “bold” në emailin e Institucionit janë të mijat. Deri diku ato përbëjnë thelbin e përgjigjes “pirdh”.
Biblioteka ka kthyer në dosje pdf ose të një formati tjetër, gazetat që ka në fondin e saj të para vitit 1944. Praktikë që ndodh kudo në botë dhe duhet përgëzuar. Në çdo Bibliotekë në botë mund të shohësh gjithshka të dixh(gj)talizuar ose në monitorët brenda bibliotekës ose online. Biblioteka në këtë rast as riprodhon dhe as shpërndan. Ve në dispozicion të lexuesit gjithshka që ai do të shohë deri “sa t’i pëlcasë koka”. Duke mos qënë një lexim fizik i periodikut, ai mund të shihet dhe lexohet njëkohësisht nga një numur lexuesish. Nuk ka të bëjë aspak me të drejtën e autorit dhe as me proporcionalitetin. Gjithshtu për vetë natyrën e periodikëve, lexuesit i shkojnë diagonal të gjithë gazetës, sepse nuk dinë se çdo gjejnë në to që t’ju vlejë për studimin. Gazetat nuk kanë tematika të caktuara, si kanë librat. Ato përmbajnë një gamë të madhe informacioni dhe shumë syresh nuk do kenë asgjë nga ato që kërkoj unë për studimin tim.
Unë nuk mendoj se punonjësi/ja, që ka shkruar këtë përgjigje nuk e di këtë. Por për arsye që nuk i kuptoj mundohet të luajë rolin e budallait dhe të dërgojë një përgjigje marroke, gjoja të mbështetur në rregullore dhe ligje.
Të dashur punonjës të “Thimi Mitkos” dhe ju të tjerët të cilët e kini në varësi këtë institucion.
Nuk
është faji im që Biblioteka është projektuar shumë keq.
Nuk
është faji im që atje mund të jetë abuzuar shumë me fondet
ndërtimore të taksapaguasve.
Nuk është faji im që “Fondi” ose është masakruar, ose dergjet në bodrume, ku edhe po dëmtohet edhe nuk i shërben lexuesve korçarë, që janë gjithashtu ata që kanë paguar për Bibliotekën dhe paguajnë edhe për rrogat tuaja.
Me këtë “mosshërbim” ndaj dikujt që do të rishikojë “Gazeta e Korçës” (e kam parë hollësisht në vitin 1983) ju tregoni se nuk ju bëhet vonë as për librat, as për Bibliotekën dhe as për lexuesit.
Por ta dini që unë do vazhdoj të “leh” dhe ju mund të vazhdoni të “pirdhni”. Deri sa një ditë do ju shterrin edhe “pordhët”.
No comments:
Post a Comment