Tuesday, 14 April 2026

Pse po më vrisni?

Pse po më vrisni?

Pak e nga pak,

Çast pas çasti

Më vrisni.

Një ditë jo të largët kandili do më shuhet.

Ju duket e largët?

Nuk mund të prisni?

Ndoshta të më vrisni nuk kini dëshirë

Kur heshtur kaloj trotuarit me diell

Të pakët janë ata që më njohin.

Kam mollëzat prej dritës nxirë

Dhe s’ec shpejt si më parë

Mësuesit dhe bashkënxënësit më fshihen

E mbaj,

Por mund të shpërthej në të qarë.

E di që nuk meritoj ekzekutimin,

Pak gjëra kam bërë në jetë.

Por ju nuk doni të prisni,

Edhe pse e dini që kandili do më shuhet.

Ndoshta do doni ta bëj vetë,

Por jo!

Po ju le juve të më vrisni.


No comments:

Post a Comment