Unë zgjohem shpejt,
Si në çdonjërën prej ditëve të mija.
Nuk ndodh se dikush në telefon më merr,
Nëse hoxha namazin këndon,
Apo këmbanat kumbojnë në Shën Dëllia.
Unë zgjohem shpejt se gjumi më del
Ose diçka brenda meje thërret shumë,
Ndoshta vajza që do takoj,
Ndoshta idea se vezët duhet të skuq
Ndoshta se s’kam më gjumë.
Nuk dua të di se përse i hap sytë,
Ende marr frymë ndaj jam i lumtur,
Kjo javë e njëjtë si të gjitha është
Shumë të ndryshme e mendojnë,
Ndaj bota është kaq e bukur.
Një rreze drite
Për dore më kap,
Nga shtrati më ngre
Më çon në të blerta livadhe.
Sytë e përnjomur nga gëzimi i kam
Cel një e zakonshme ditë,
Por shumë e quajnë e Enjtja e Madhe.
No comments:
Post a Comment