Mbrëmë ata u rikthyen.
Përsëri me fytyrat fshehur.
Kishin marrë peng mikun tim të mirë
Dhe kërkonin t’ju jepja shpirtin në këmbim.
Ai shihte i çuditur,
Në fytyrë i zbehur,
S’kuptonte se ç’hynte aty shpirti im.
Dhe unë sërish lemerisht u gajasa
Me dritshkurtësinë e ligësisë së tyre
Jo se të shisja të vetmen gjë të mbetur
Nuk kishte gjasa.
(Më kishin mbetur të Bodlerit karta me pika lyre)
Kujtimi i atit tim ende i patretur
Dhe një pjesë e parrojtur fytyre.
Qeshja se as mikun tim dot se vrisnin
Ishte Dita e Ringjalljes.
Por asgjë nuk dinin të errëtit me fytyra mbuluar.
Të errëta veshje në trup kishin,
Në se mund që trup të quaj
Disa të gjata duar.
Duar që përpiqeshin të rrëmbenin
Gjithshka që ishte “e vlerë“ për ta.
Më pas në zjarret alkimike ta shkrinin
Ta derdhnin formave
Në flori kallp ta kthenin
Si rëndom bënin të merrshme hata.
Nuk lidha fjalë.
I treta me të kumbueshmen qeshje.
Monstrat e gjora që përpiqen të rrëmbejnë
Cdo gjë prej dritës dalë
Mbuluar me të thjeshtë veshje
Dhe që vdes e ringjallet në heshtje.
No comments:
Post a Comment