Tuesday, 21 April 2026

Urrejtja ndaj Paqes dhe Dashurisë


Një foto më tërhoqi vëmendjen këtë mëngjes, më shumë se fytyra idiote e dehur e Kash Patel, më shumë se portreti portokalli i turpëruar i Trump, madje edhe më shumë se fotoja ku Makron puth Melonin. Eshtë e mësipërmja, ku një ushtar i tërbuar izraelit i lëshohet me një çekan të madh të thërmojë shtatoren e Krishtit të kryqëzuat, në një fshat në Liban.

Unë nuk di se kush është pas asaj uniforme dhe paisjesh të plota të një ushtari të një ushtrie moderne. Mund të jetë një idiot, mund të jetë një sadist, mund të jetë një çifut ultraortodoks, mund të jetë një hebre ateist. E megjithatë unë shoh Bibi Netanjahun me uniformë, si edhe të gjitha Forcat Ushtarake Izraelite në atë foto. Eshtë ajo çka kanë bërë këto forca antihumane, të paktën gjatë 3 vjetëve të fundit. Kryesisht pa praninë e kamerave dhe telefonave të zgjuar.

Kanë vrarë me sadizëm Njerëzit, Paqen dhe Dashurinë.

Unë nuk jam një besimtar i krishterë, edhe pse kur më pyesin, ju them se familja ime në breza i përkiste besimit të krishterë ortodoks. Unë nuk jam prekur se “kafsha me uniformë“ po dhunon shtatoren e Zotit tim. Por unë besoj se Jezu Krishti është Njeriu më i madh dhe me mesazhin më të jashtëzakonshëm që ka ecur ndonjëherë në këtë planet. Një Qytetërim krejt i ndryshëm ka rrjedhur nga koha kur e ekzekutuan sepse predikonte Paqen dhe Dashurinë e pakufi dhe pa kushte.

Eshtë Qytetërimi kur shumë e shumë njerëz, të mënçur dhe pak të mënçur, përpiqen që njerëzit të jetojnë në Paqe dhe Dashuri.

Dhe pikërisht mesazhi i Paqes dhe Dashurisë sulmohen me tërbimin më të madh. Qysh në kohën kur farisejtë nuk u mjaftuan me ekzekutimin e Krishtit, por përndoqën edhe dishepujt e tij; qysh kur perandorët romakë ekzkutuan Pjetrin e Pavlin dhe vranë edhe dhjetra të krishterë të tjerë paqësorë; qysh kur kryqëzatat nën emrin e Krishtit, vrisnin njerëz të pafajshëm dhe me ta edhe mesazhin e Krishtit; qysh kur konkuistadorët spanjollë vrisnin jo vetëm indigjenët në Paraguaj, por edhe priftërinjtë jezuitë që i mbronin; qysh kur injorantët që vetëquheshin komunistë vrisnin në altar priftërinjtë e pafajshëm.

Në atë foto ku ka aq shumë kafshëri dhe dëshpërim mund të vendosësh lehtësisht Xhingiz Kanin, Ivanin e Tmerrshëm, Robespierin, Stalinin, Hitlerin, Pol Potin, Enver Hoxhën, Pinoshenë dhe tashmë pa hezituar edhe Xhorxh W-në, Putin dhe Trump.

Disa nga këta “egërsira” kanë vrarë edhe vrasin edhe duke përdorur figurën e Jezusit, por më parë, në subkoshiencën e tyre këta i janë sulur gjithë tërbim shtatores së 33-vjeçarit të kryqëzuar 20 shekuj më parë. Sepse nuk mund të vrasin dot mesazhin e tij aq qiellor dhe human sëbahku, që ju prish aq shumë punë në etjen e tyre për pushtet dhe për gjak. Ushtari idiot çifut, që mund të ketë edhe gjyshërit e ekzekutuar në dhamat e gazit në Dakau, nuk do kishte aq shumë urrejtje ndaj një shtatoreje të Hitlerit, edhe pse 6 milionë hebrej u ekzekutuan me urdhërin e maniakut austriak. Në nënndërgjegjen e tij ai ndjehet më i afërt me ekzekutorin e pararardhësve, sepse dëshëron dhe po bën të njëjtën gjë ndaj fqinjëve arabë që ka përreth. Ai nuk do të dëgjojë jehonën e porosisës së Krishtit “Duaje fqinjin!”. Ai do të dëgjojë refrenin e Adolfit, që kjo botë duhet të jetë pronë e njerëzve të fortë dhe të dobëtit duhet të asgjesohen sipas ligjeve të seleksionit natyral. Do të dëgjojë Trump që thotë se këtë botë duhet ta udhëheqin amerikanët se janë më të fuqishëm dhe të tjerët duhet të nënshtrohen ose të zhduken nga faqja e dheut. Do të dëgjojë refrenin e Netanjahut dhe ultraortodoksëve, se këto toka na i ka dhënë Jehovai, sepse ne hebrejtë jemi populli i zgjedhur prej tij.

Dhe të gjitha këto bien ndesh me mësimet e Jezu Krishtit!

Ndaj ka aq urrejtje të verbër “roboti” i programuar nga ata që predikojnë supremacinë dhe urrejtjen.

“Roboti i programuar” që vret fëmijët palestinezë.

“Roboti i programuar” që bombardon një shkollë vajzash në iran.

“Robori i programuar” që vret një grua të pafajshme dhe të pambrojtur në Liban.

Ja këto shoh dhe lexoj në këtë foto, këtë mëngjes nën rrezet e diellit të Mesdheut, që ka parë e po shikon kaq shumë mizorira dhe kafshëri.

Dhe duhet të shtoj që jemi me fat, që nuk na kemi ikur ende plotësisht nga fiqiri!

No comments:

Post a Comment