Ai u shfaq në dera ime ditën
Duke u çapitur ngadalë.
Me vëmendje më shihte dhe nuk fliste
Stepur nga solemniteti i tij pata mbetur
Nuk lidhja dot një të mënçur fjalë.
S’kish si të ishte ai i Poes
Hijerëndi i Baltimorës udhëtonte natën,
I imi ishte një shpend që nuk dija në fluturonte
Më dukej i vjetër sa çifti i arkës së Noes,
I lashtë, i zi, i frikshëm sa të kallte datën.
Por imponues,
Me vështrimin e tij prej një plaku të regjur.
Në sqep një njollë gjaku betejash mbetur
Qetësisht triumfues
Druaja ta pyesja se nuk do më qe gjegjur.
“A sjell ndonjë kumt nga të tjera botë
Shpend fisnik dhe njëkohësisht i egër?”
Pupël s’lëvizi kokës krenare
Syrit të rrumbullt nuk kishte lotë
Për buzëqeshje a dritë nuk bëhej emër.
“Më thuaj përse u çapite tek imja derë
Për lojëra të frikshme nuk kam durim,
Nuk dija se do vije ndonjëherë
As se do krakaritje “Kurrë më!
Në buzën e këtij pylli të blerët ku kam kërkuar shërim.”
Më ngultas vështrimin zhbirrueses më ngulte
Banori i qiejve me petkun e zi.
Më pas vendosa të hesht
Vëmendshëm ta ndjek,
Nga lëvizjet e trupit të kuptoj
Se ç’mendime gëlonin në trurin e tij.
* * *
No comments:
Post a Comment