Wednesday, 15 April 2026

Sa afër aq edhe larg!


Në një udhëtim, asnjëherë nuk ndodh që gjërat të shkojnë shumë keq, ose jashtëzakonisht mirë. Këtë e dinë fort mirë edhe guidat turistike edhe ndikuesit, por në ndryshim nga ne të tjerët, ata janë të prirur që çdo gjë ta paraqesin “bojë trëndafili”. E kuptueshme, ata varen nga numuri i turistëve që do joshin dhe nuk bëjnë asnjë gabim edhe kur gjejnë gjëra të jashtëzakonshme edhe atje ku s’janë.

Po unë dua të shkruaj për përvojate mij a në udhëtimin e fundit, i cili nuk ëshë mbyllur akoma. Gjithashtu ju këshilloj lexuesve të rregullt, të injorojnë ato që kam konstatuar, sepse jo vetëm që përvoja e askujt nuk duhet përgjithësuar, por sidomos ajo e një “grindaveci 67 vjeçar”.

Mbrritja më e keqe ishte në aeroportin e Athinës, ku na lanë plot 90 minuta, që me çantat zvarrë të arrinim tek polici qç do vinte vulën. Përcjellja më e keqe ishte në Aeroportin e Tiranës dhe Aeroporti më i papastër ishte ai i Barcelonës.

Korça nuk ka ende aeroport dhe për atë të Vlorës po therren!

Por aeroportet janë vetëm pika hyrjeje dhe daljeje dhe nuk kanë të bëjnë aspak me cilësinë që të ofron jeta në Tiranë, Korçë, Athinë dhe Barcelonë.

Tek dy të parët janë njerëzit, kujtimet, gjuha, kultura, që të bëjnë të hidhesh kokë e këmbë në atë vorbull të bukur shqiptare. Dhe unë u hodha! Meqë hundën e kisha lënë në Kanada, as mu thye dhe as më ra kërkund ndonjë erë e keqe. Për banjot nuk kam ndërmend të shkruaj se ishin kudo keq. Por në banjo nuk shkon më shumëse tre herë në ditë dhe nuk ka kuptim të ankohesh, Ajri i dshurisë për një mërgimtar ishte kudo i pranishëm. Nga lokali modest i Qinamit, diku pas kullave në Rrugën e Barikadave dhe deri tek nëpunësja e Whizzair që më përcolli për në Athinë. Nuk dinin ç’të bënin për mua. Qinami më ofroi shërbimet falas të një avokati të njohur, por avokati shumë i njohur nuk pranoi të më takonte në një lokal aq modest. Më la një takim më 7 në Plazza, por njëkohësisht, kur shkova. ishte takuar edhe me dy italianë dhe takimin me mua e shtyu për një të ardhme të afërt. Unë nuk shkova se do nisesha për në Athinë, por Qinami shumë i dashur më ndihmoi duke më thënë Kështu e kanë këta. Nuk lenë takime në lokale të zakonshme.”

Dashuria në Korçë. Në qytetin ku pata kaluar 38 vjet ishte e pashembullt. Në fillim skandalizoheshin se jo vetëm kisha humbur celularin në Barcelonë, por nuk kisha blerë një tjetër, Dhe u skandalizova edhe vetë! Me ç’birko mend udhëtoja në Europë dhe në qytetin tim pa pasur një celular. Celulari është baza e një komunikimi tç drejtpërdrejtë, të sinqertë dhe frytdhënës. Duket që unë nuk i kisha menduar as të drejtpërdrejtin, as të sinqertin dhe as frytdhënësit. “Po si do këmbejmë me ty o kandez!” më tha një mik jo shumë i afërt. Më erdhi zor t’i thoja “me pëllumba poste”, se ishte tepër arrogante dhe e pavend, por mblodha supet dhe thashë, po ja mbase qëllojmë si sot, në Bulevardin e Korçës

Miku jo i afërt me siguri mendoi se unë kam rrjedhur përfundimisht dhe u largua duke tundur kokën. Dhe unë duhet të pranoj se kam rrjedhur, nëse mendoj se me dikë mund të takohesh rastësisht, ose të lesh takim me “pëllumb poste”.

Sigurisht që i takova miqtë e mij më të mirë, që nuk më kanë braktisur kurrë!

Takova në dy tre vende rastësisht, të rinj që nuk i njihja dhe që kishin zgjuarsi, mirësi dhe bon sens.

Nuk ishin më të shumtit, por të ngjallnin shpresë, Doja të takoja edhe një arkitekte të re, që pinte çdo mëngjes kafenë në të njëjtin lokal ku e pija unë. Më erdhi zor të bëhesha “invadent” dhe ta pyesja se çmendon për arkitekturën e Korçës. Por arkitektja e re, që rrinte në të njëjtin vend çdo ditë, pinte kafe me një marangoz, që dukej se nuk i linte rradhë të fliste. Nuk doja të bëhesha “rrota e tretë e arabasë“ dhe me sa kuptoja, marangozi jo vetëm do më tregonte pëe arkitekturën e Korçës, por edhe për arkitekturën e Kanadasë.

U largova me mbresa shumë shumë të përzjera nga qyteti im. Më të këqia se të tre viteve më parë, kur fatkeqsisht, një ditë para nisjes sime pat ndrruar jetë një njeri që e kisha patur në shkollë, Quhet Vaskë Kosta. Nuk shkoja për tu qethur tek ai tek ai se vërtet e vlerësoja profesionalizmin, por unë jam zevzek dhe nuk duroj dot të më mbajnë gjatë në karrigen e torturës.

Tani për Vaskën ka edhe një libër, që e përmenda në një postim të djeshëm.

Eshtë mirë t’i kujtojmë njerëzit. Edhe me libra. Por mendova dhjetra e dhjetra korçarë të shkëlqyer, për të cilët nuk është kujtuar të shkruajë kush një libër. Ndoshta as edhe njç artikull.

Ndaj edhe pse jam ende në Ballkan ndjehem aq larg qytetit tim!

No comments:

Post a Comment