Friday, 17 April 2026

17 prill

Diku ishte pasmesnate

Ora e siestas ishte tjetërkund,

Absurdi nuk ka kohë ndaj është absurd;

Një fjalë që si thikë ngulet në aortë

A një gisht që këmbëzën shkel

Prej nga del vrasësi plumb.

Atë pasmesnate u zbrazën njëmbëdhjet

Ishte diell dhe ora e siestas ishte,

Si në një tablo të Kle-së,

Vijat u kryqëzuan,

Përzjenë vdekje dhe jetë

Të kuqen e Ticianit me një të blertë të ndritshme

Si ajo që sheh në prill në një lirishte.

Nuk dihet se sa trupa u prekën

T’i numuroje duhej shumë mund

Veç plumbat ishin njëmbëdhjetë

Në një pasmesnate të errët

Tmerrësisht absurde,

Ndërsa dielli të digjte tjetërkund.

No comments:

Post a Comment