Më duhet t’i kërkoj ndjesë lexuesve për një dizinformim jo të qëllimtë, që ju bëra në pjesën e tretë të shkrimit “A duhet parë me dyshim ]do gjë që bëjnë shqiptarët?” Ishte vërtet nga padija, nga që nuk u kujdesa të verifikoja, por u mjaftova që më thanë se ishte një konferencë në dhomën e Konferencave në hotelin “Kotoni” dhe unë hamendësova duke u nisur nga organizatorët, se do ishte di]ka rreth ideve të së Djathtës Europiane.
Por jo! Nuk ishte një konferencë, por një leksion i hapur që bëhej nga Ruli dhe Sejamini, se si ishin krijuar elitat në Shqipëri!
WOW!
Kjo është tamam për tu “thagmosur” se kush mund të shkojë të dëgjojë një leksion se si janë formuar elitat në Shqipëri, nëse nuk aspiron që të bëhet elitar. Se sipas mendimit tim (aspak elitar) kjo mund të jetë tema e fundit për të cilat mund të jepet një leksion në Shqipëri dhe që t’i interesojë kujt.
Por gjërat nuk janë dhe kaq të “zgjidhura” dhe kujtoj se ky preokupimi me “elitat” është i hershëm. Shumë vite më par, kur ishte zv,kryeministër Niko Peleshi, kishte shkruar një artikull të gjatë në gazeta MAPO për elitat e reja dhe rolin e tyre në Bashkësinë Europiane. I gatshëm për sulm, pasi lexova artikullin që di]ka kishte rreth specifikës së “narracionit” dhe të “mesazhit” tek elitat e reja, dërgova një artikull denigrues të titulluar “Eshtë ekonomia, budalla!” që u botua po aty, por edhe pas saj Peleshi mbeti në “elitë“ ndërsa unë, si gjithnjë, me turmën e “të paemërve”.
Por nga ai artikull kuptova se të rëndësishmit e shoqërisë sonë duan të ndjehen elitarë. Unë kurrë nuk e kam kuptuar këtë kategori, sepse kam qënë “egalitar” por kjo nuk do të thotë se e drejta është në anën time. Në botë, sipas disave, ka “elita” që janë si “ajka’ e një sasie të madhe me qumësht, ku nnë këtë të fundit hyjnë vdekëtarët e zakonshëm. Më duket absurde përse duhet të jesh pjesë e elitave, nëse kjo kategori vërtet ekziston, sepse nuk kam dëgjuar që këta “elitarët” rrojnë nga 120 vjet. Nëse elitarët kanë më shumë ‘respekte”, më shumë para, më shumë udhëtime me charter dhe më shumë të dashura, mua nuk më bëhet aspak vonë se më mjafton një udhëtim në vit, pak para dhe vetëm një e dashur. Prandaj dhe autori i shkrimit të dikurshëm rreth “elitave” dikur më ka quajtur “minimalist”. Që pak a shumë përkthehet “impotent”. Sepse ke dëshirë vetëm për një të dashur. Oreksi i Di Lanas ishte i ndryshëm.
Por idea e “elitave” ishte injektuar nga VIP-at edhe tek “ronxhobonxhot”, që ju rrinin pas. Kujtoj se shumë vite më parë, një kokëbosh, që nuk kishte mbaruar dot Universitetin se aq kishte në kokë dhe ishte edhe kokrra e dembelit, ishte i fiksuar pas “elitave”, së bashku me gruan e tij, që e kishte mbaruar Universitetin pasi kishte bërë dy herë vitin e parë. Cifti këmbëngulte që kjo botë kontrollohet dhe shijohet nga 5% e popullsisë, që është elita dhe ata ishin pjesë e këtij 5% në shoqërinë shqiptare?!
Ndaj dhe mora mundimin të hedh këto rrjeshta, sepse zhgënjimi nga Sejamini për “shoqërim” me Rulin bëhet trefish më i madh.
A e fut veten Sejamini në Elitën shqiptare?
E gjykon që vetëm Elita mund të na shpëtojë?
Unë nuk mund të hyj në mendjen e Neritanit dhe të dal me përfundimin se ndjehet apo jo elitar. Nëse ndjehet i tillë është po aq “koqe” sa ai krastaveci që nuk mbaroi dot Universitetin.
Por edhe nëse nuk ndjehet i tillë, por në mënyrë të ndërgjegjshme organizon me Rulin një leksion të hapur për krijimin e elitave në Shqipëri, atëhere është vërtet një “elitar shqiptar”. Dhe me këtë unë nënkuptoj HAJDUT.
Do e shtjelloj me qetësi këtë ide timen, se e di që një miku im në Detroit do më akuzojë se shënjestrën e drejtoj në shënja të gabuara.
Nëse vërtet në Shqipëri u krijua një Elitë, e cila zëvendësoi Bllokun dhe funksionarët e lartë në rrethe, ajo përbëhet e gjitha nga Falsifikatorë dhe Hajdutë! Jam kategorik në këtë qëndrim dhe për të do përmend një dyzinë me emra. Jo të gjithë politikanë. Skënder Gjinushi -Kryetar i Akademisë së Shkencave; Zamiri i Bitijes – Njeriu më i pasur; Edi Rama – artist dhe Kryeministër; Sali Berisha – mjek dhe politikan; Aleksandër Meksi – studiues dhe ish-kryeministër; Vjollca Hoxha – Drejtuese e medias më të madhe; Ilir Beqja – informatikan dhe ish ministër: Bajram Begaj – President dhe ish-gjeneral; Ajola Xoxa – kuratore arti dhe juriste; Alban Eftimi – arkitekt; Apollon Ba]e – akademik dhe ish-deputet; Agron Papuli – biznesmen dhe ndërtues.
Nuk di nëse lista e “elitarëve”, që mund të kishte 12 emra krejt të tjerë, ka një anim nga e Majta Europiane apo e Djathta europiane, edhe pse si e kam shkruar vite më parë në Shqipëri nuk ka parti që kanë ideologji, por vetëm grupe njerëzish që vrapojnë “për të kap noi lek”.
Problemi im është, se dikush që e kam menduar njeri me integritet, vrapon të marrë ca “easy money” duke bërë një palo leksion, për një palo temë , në krah të një palo burri! Për mua është i njëjti falsifikator, si një shoku im i klasës që dikur falsifikonte viza. Edhe më keq, se shoku im rrezikonte të bënte burg, kurse Sejamini nuk rrezikon asgjë.
Në Shqipëri nuk ka Elitë!
Ndodh madje që edhe njerëz si Elena Kadare, që është e sigurt për elitarizmin e saj se ndante shtratin me Is, shkon hapur në mbrojtje të një Hajni të mirënjohur në dyert e SPAK. Shpesh, njerëz të fuqishëm në shoqëritë perëndimore, janë gjithshtu të përlyer në njëmijë e një m...sillëqe. Bota është e tillë. Por në ndryshim nga ne, në ato vende ka institucione, të cilat mbrojnë deri diku njeriun e thjeshtë nga sundimi i ashpër i të ashtuquajturave Elita.
Këtë duhet të thotë Sejamini në leksionin e hapur (nëse e di), por këtë nuk mund ta bëjë në krah të supernjollosurit Genc Ruli.
Ndaj kam dyshimin e thellë që është “elitar”.
No comments:
Post a Comment