Ka shumë analistë, që flasin se e Djathta duhet riorganizuar, në mënyrë që e Majta e Ramës mos mbetet e përjetshme në pushtet. Shumë përmendin kohën e rotacioneve, si një periudhë të rëndësishme dhe normale, të ngjashme me atë të demokracive perëndimore.
E vërteta është krejt e ndryshme.
Në Shqipëri nuk ka
pasur as Parti të majta dhe as të djathta.
Dy forcat kryesore politike, të cilat kanë qeverisur, kanë qënë
dy organizime njerëzish me mendësi komuniste, njëra e përbërë nga “antikomunistët”
dhe tjetra nga nostalgjikët e Partisë së Punës dhe interesaxhinjtë.
Partia Socialiste, që në kohën e Nanos nuk ka qënë e Majtë
si simotrat e saj në Europë dhe as Partia Demokratike nuk ka qënë parti e
djathtë. Në të gjitha praktikat e tyre qeverisëse ata kanë pasur praktika të
ngjashme, që kanë qënë hallakatje mes ideve ekonomike të së majtës dhe të
djathtës klasike. Nën drejtimin e dy udhëheqësve ekzistues, ato u kthyen në
Partia e Ramës dhe Partia e Berishës në një luftë të egër mes tyre për
pushtetin që jus jell para në xhepat e tyre.
Për fat të keq të shqiptarëve, të dy këto organizime, të
cilat vendosin për jetën e njerëzve në Shqipëri nuk mund të çlirohen nga udhëheqësit-sundues
dhe njëkohësisht nuk mund të çlirohen nga mendësia e tyre që i ka rrënjët në
komunizmin anadollak të kohës së Hoxhës.
Në se duam të shpresojmë në një të ardhme me një politikë
normale, është një nevojë urgjente e organizimit të partive të vërteta të Majta
dhe të Djathta. Njëe Majtë që do luftojë për organizimin e Sindikatave dhe të
rritjes së peshës së tyre në jetën e shoqërisë shqiptare, për mbrojtjen e më të
dobtëve dhe minoriteteve si dhe një të Djathtë të vërtetë, që të ketë në bazën
e platformës së saj zvogëlimin e rolit të shtetit në jetën shqiptare dhe
nxitjen e inisiativës së lirë.
Po kush t’i krijojë?
Ka një vështirësi të madhe, sepse kjo duhet të përkojë me një
“shpëlarje” të të gjithë kastës politike ekzistuese, e cila nuk mund të heqë
dorë lehtësisht nga fitimet që i sjell politika qoftë në pushtet e qoftë në
opozitë. Gjithashtu shoqërisë shqiptare i mungon stofi i nevojshëm për të sjellë
një rigjenerim të plotë moral. Por njerëzit e papërzjerë, ata që nuk kanë se ç’humbin
dhe të rinjtë, që gjithnjë ëndërrojnë “të ndryshojnë botën” nuk duhet të presin
që ndryshimet t’ju vijnë nga jashtë ose më keq, t’ju bien nga qielli.
Vetëm në këtë mënyrë nuk do kemi më zgjedhës anti-Ramë dhe
zgjedhës anti-Berishë, por njerëz që besojnë se programi në të cilin besojnë
mund t’ju sjellë një jetë më të mirë.
A është kjo një ëndërr
e një nate maji?
Mundet, por nëse nuk mund të ëndërrosh se një ditë mund të
shpëtosh nga e Keqja do të thotë se je bërë pjesë e saj.
No comments:
Post a Comment