Ndonëse me shumë skepticizëm e mora në fillim lajmin për konkursin ndërkombëtar të stadiumit në Korçë (krahas) atyre të Vlorës dhe Durrësit) kam qënë kureshtar për projektet konkuruese dhe veçanërisht për atë që do ndërtohet në Korçë. Projektet e stadiumeve këto 20 vitet e fundit kanë evoluar shumë në botën perëndimore, por edhe në vendet aziatike. Ato janë nga shembujt më të përparuar të arkitetkturës bashkëkohore, sepse natyra e stadiumit e ofron një mundësi të tillë. Objekt i madh, me vëllim të spikatur në 360 gradë, me mundësi për të luajtur me forma të larmishme gjeometrike, si dhe përdorimin e strukturave interesante mbuluese dhe veshëse. Shembuj të shkëlqyer të arkitekturës të këtij shekulli i gjen nga vendet me futboll të zhvilluar dhe deri tek ato, që mbase nuk e kanë të tillë, por aspirojnë ta kenë.
Projekti fitues i studios
daneze është një zhgënjim i plotë.
Vetë studioja apo ata që e kanë shpallur fituese, si dhe
klakerët e përhershëm, mundohen ta paraqesin si një projekt të frymëzuar nga
arkitektura e Korçës ndonëse nuk ka asgjë të tillë.
Arkitektura e Korçës, në ndryshim nga ajo e qyteteve të
tjera shqiptare është një arkitekturë e hapur dhe elegante, e cila nuk fshihet
pas avllive të larta dhe dyerve të mëdha prej druri. Ndërsa stadiumi “Skënderbeu”
është pikërisht një objekt “ i fshehur” midis dis andërtesave me vëllime të çuditshme,
që mund të të kujtojnë qytetet nordike të Europës, por nuk kanë lidhje as me
Korçën dhe as me një objekt sportiv si stadiumi.
Ky duket një stadium ‘klandestin”, për të cilin duhet të
kesh shumë shigjeta dhe shënja të tjera njoftuese, që ta gjesh. Nuk di se si e
lidhin me Korçën, se të vetmin shpjegim llogjik të këtij objekti të “mçeft” do
ja bëja me Skënderbeun e Mesjetës. Duket që Kadareja ka shumë ndikim në
arkitektët e huaj dhe pasi ata janë mrekulluar nga romani “Kështjella” e
vendosin edhe “Skënderbeun” e Korçës të fshehur pyjeve për të sulmuar natën
kampin turk.
Nuk jam në gjendje të përcaktoj se ku ze fill faji i detyrës
së projektimit dhe ku ai i projektuesve danezë, se një gjë të tillë të panjohur
në botën e sotme projektuese e has dhe në projekti fitues i Durrësit. Edhe ky
stadium i rrethuar me ndërtesa zyrash dhe hotelesh.
Firma daneze “CERBA” është jo vetëm një firmë e re (vetëm 20
vjeçare), por në ekspertizën e saj nuk ka asnjë objekt të vetëm sportiv, gjë që
duhet të ishte kushti i parë për tu kualifikuar si pjesëmarrëse në një konkurs
të një objekti të rëndësishëm. Përpjekjet për t’i bërë “ndërkombëtarët” si “zhenij”
edhe kur nuk janë e ka dëmtuar jo pak Korçën dhe Shqipërinë. Nuk është faji i danezëve
që eksperimentojnë. Eshtë faji jonë, që pranojmë të trajtohemi si një vend
afrikan, vetëm e vetëm se kryeministri mendon se sundon mbi në popull skllav.
No comments:
Post a Comment