Kryeministri fodull dhe arrogant shqiptar, nuk e ka pasur për gjë të kthehet në një “palaço popullor” gjatë kësaj fushate elektorale, duke luajtur valle, duke u tundur pas tingujve të tallavasë dhe duke vënë qeleshe në kokë. Nuk e ka bërë më parë dhe tani nuk e bën se po “eksperimenton” artistikisht, por se duhet të ketë një ose disa halle jo të vogla.
Halli i parë është rezultati i paparashikueshëm në këto zgjedhje vendore (që
asgjë vendore nuk duket se kanë). Duket që sondazhet e fshehta të Ramës nuk ja
paraqesin gjendjen mirë
Në rast se humbet Durrësin dhe Elbasanin, që janë dy bashkitë
ku vërtet socialistët rrezikojnë të humbasin, atëhere këmbanat e humbjes në
zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme do nisin e të dëdgjohen akoma më shumë.
Durrësi veçanërisht është një bashki kyç, sepse lidhet edhe me investimin e
madh të dyshimtë të portit të jahteve, projekt të cilit mund t’i dalin të
palarat nëse Rama nuk kontrollon bashkinë.
Po njëlloj do ndikojnë edhe fitoret e ngushta në Tiranë dhe
në Korçë, të cilat priten të fitohen nga kryetarët aktualë. Nga këto dështime
fytyrën e njollosur të Ramës nuk mund ta pastrojë dot as një humbje e ngushtë e
Benet Becit në Shkodër.
Nëse këto ndodhin (mundësia është shumë e madhe) do të thotë
se edhe me një PD të përçarë, edhe se bashkimi opozitar drejtohet nga dy figura
të diskredituara si Berisha dhe Meta, edhe me gjithë qeverinë dhe administratat
lokale pas, Rama nuk durohet më nga shumica e popullit shqiptar. Skandalet janë
të shumta, korrupsioni i tejskajshëm dhe varfëria në rritje. Duke mos patur
alternative shumë të besueshme, e gjithë vota pro-opozitare është votë kundër
Ramës. Edhe ata që nuk votojnë përsëri janë kundër Ramës.
Kjo është “belaja” kryesore e Ramës që e bën të kërcejë dhe
të marrë gjithë barrën e fushatës mbi kurrizin e tij dhe jo të kandidatëve për
kryetarë bashkie. Megjithatë duhet thënë se Rama nuk është “politikan kumarxhi”
nga ata që marrin përsipër fushatën dhe japin dorëheqjen pas humbjes. Ai merr përsipër
vetëm dafinat e fitores dhe në rast të humbjes do ju shkarkohet të gjithë
puthadorësve që ka përreth. E tillë është partia që ai ka.
Por Rama kërcen edhe nga një “bela” më e vogël. Fuqizimi me
para i klanit “Veliaj”, që po përgatit në hije një zëvendësim të mundshëm të
kryeministrit më 2025. Ndaj edhe posterat në gjithë Tiranën kanë fytyrën e tij
dhe jo të Lalit , që dikur shiste fiq. Një fitore e ngushtë e Tiranës do ishte
edhe një gjysëm fitoreje për Ramën për goditjen e “grupit antiparti Veliaj”, nëse
“e dredhin bishtin shumë”.
Rama ka shumë ç’të humbë në këto zgjedhje, nëse humbet disa
qytete të mëdha dhe rezultati total është shumë i afërt me atë të opozitës. Ai
e di që në dy vjet asgjë nuk mund të përmirësohet veçse do hapen më tepër “plagët”
e inceneratorëve, përfshirjes në pastrimin e parave të pista e të tjera si këto.
Ka shumë të ngjarë , që kërcimet e tij në këtë fushatë t’ju ngjajnë atyre të
Bilbilejve para vdekjes, me ndryshimin e madh se ato ishin kërcime heronjsh,
kurse kërcimet e tij janë të një hajduti.
No comments:
Post a Comment