Ka disa emra të njohur të botës artistike shqiptare, që gjatë fushatave elektorale shprehin mbështetjen e tyre për një individ ose një parti të caktuar. Nuk ka asgjë të keqe. Ndodh edhe në vendet me demokraci të zhvilluar. Por ka një ndryshim të madh me atë, që ndodh tek ne. Yjet e muzikës, kinematografisë apo të kulturës pop në botë, që janë më të njohurit dhe më me ndikim tek masat, nuk e bëjnë këtë në këmbim të favoreve dhe veçanërisht të shumave monetare. E bëjnë sepse kanë bindje të caktuara politike ose simpati të veçanta për kandidatë të veçantë.
Kjo është shume rrallë tek ne. Ne si shoqëri (veçanërisht
politikanët manipulues) themi “po normal”
për një këngëtar që mbështet një kandidat bashkie në këmbim të fondeve të një
koncerti të tij.
Nuk është normale.
Eshtë prostituim, ku e ku më i keq se prostitucioni, që në Shqipëri është ende i
jashtëligjshëm.
Në zgjedhjet e kaluara, një “prostituim” të tillë e bëri
hapur në mbështetje të Niko Peleshit, sopranoja e njohur Inva Mula. Nuk është çudi,
që nëse Filoja nuk është mirë në sondazhet këtë vit “qytetarja e nderit” e Korçës
ta përsërisë. Jo për bindjet apo për të mirën e Korçës!
Disa vjet më parë ajo u favorizua nga Bashkia e Korçës për të
hapur një lokal në Pazarin e restauruar, një favor ky në shuma monetare.
Ortakesha e saj në biznes, megjithëse banuese në Tiranë, u punësua si këshilltare
e kulturës në Bashki dhe paguhet ende atje pa bërë “dy leka punë“. Pas lënies së
biznesit në Pazar, Invas ju dhanë vazhdimisht shuma të mëdha, të pakrahasueshme
me ato që jepen për veprimtari të tjera artistike për festivalin e saj MEK në
Korçë.
Në rastin më të mirë këtë do e quaja “qeni leh atje ku i japin
për të ngrënë“. Në rastin më të keq “prostituim me shuma të mëdha.”
Nuk di se sa ndikim ka Inva apo Invat e tjera në zgjedhjet në
Shqipëri, por modeli “quid pro quo”,
që ato ose ata po e ngrenë në sistem është jo vetëm i turpshëm, por duhet të
jetë edhe i dënueshëm me ligj.
Vetë do pranoja të ulesha në tavolinë me një prostitutë, që
ofron shërbime seksuale në këmbim të disa lekëve për të përballuar jetën, se sa
me këtë lloj “artistësh të nderçëm”.
No comments:
Post a Comment